Flash

Piquè-Shakira në luftë të hapur: “Ai po kërkon të hakmerret për çështjen e fëmijëve”

Lapsi.al 22 August 2022
Piquè-Shakira në luftë të hapur: “Ai po kërkon

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur një nga çiftet më jetëgjatë mes njerëzve të famshëm ka shpallur fundin e lidhjes së tyre. Ishte në fakt muaji qershor kur mbrojtësi i Barcelonës Pique dhe ylli i popit Shakira njoftuan ndarjen e tyre, sipas të mirëinformuarve, për shkak të pabesisë së futbollistit. Nga ai moment, ish-çifti është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira, por në periudhën e fundit gjërat janë përkeqësuar shumë. Spanjolli, sipas asaj që thuhet, po tenton të “hakmerret” ndaj këngëtares kolumbiane.

Ka qenë fotografi Jordi Martin, i cili prej disa kohësh ka ndjekur ngjarjet e çiftit, ai që zbuloi situatën aktuale shumë të tensionuar: “Gerard Piqué shkon pasdite me të dashurën e tij të re (Clara Chia Marti) në shtëpinë e prindërve të tij - shpjegoi ai - që është afër asaj të Shakirës. E kjo e ka shkatërruar plotësisht atë. Futbollistit nuk i intereson që këngëtarja mund t'i shohë bashkë. Marrëdhënia mes Piqué dhe Shakirës po kalon momentin më të keq. Tani për tani, Pique dëshiron të hakmerret ndaj Shakirës. E ai po e përmbush atë hakmarrje”.

Një “hakmarrje” që ka nisur pas diskutimeve në lidhje me menaxhimin e fëmijëve. Këngëtarja kolumbiane ka dashur t'i merrte ata për të jetuar në Miami, një zgjidhje e cilësuar e papranueshme nga mbrojtësi i Barcelonës. Sipas raportimeve të The Sun, për më tepër, marrëdhënia mes Pique dhe të dashurës së re vazhdon prej disa kohësh: “Gerard dhe Clara janë takuar prej muajsh. Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, organizon evente. Ajo ka heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë rreth tyre e dinin se çfarë po ndodhte”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI