Flash

Përdori fjalën 'gay' si fyerje, gjobitet portieri i Lucernës: Muller rrezikoi edhe pezullimin

Lapsi.al 23 August 2022
Përdori fjalën 'gay' si fyerje, gjobitet portieri i

Kaos në radhët e Lucernës: portieri Marius Muller dyshohet se ka përdorur fjalën “gay” në një kuptim përçmues gjatë një interviste të dhënë pas ndeshjes. 29-vjeçari me kombësi gjermane kishte kritikuar paraqitjen e shokëve të skuadrës pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj St. Gallen. Pas një hetimi, Liga Zvicerane e Futbollit vendosi të gjobisë lojtarin e Lucernës me rreth 2000 dollarë, por nuk e pezulloi atë.

Në fakt, fjalët e portierit u konsideruan të pamatura por jo homofobike nga gjykata e ligës. Liga thotë se deklarata e Muller nuk synonte një lojtar, arbitër apo spektator në stadium, por "shprehte zhgënjim" për punën mbrojtëse të ekipit të tij. Lojtari dhe përfaqësuesit ligjorë të tij, në fund, postuan në rrjetet e tyre sociale një mesazh ndjese për atë që ndodhi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI