Flash

Video/ E kishte kritikuar më parë, Ronaldo e injoroi Carragher në transmetim direkt: “I pa edukatë”

Lapsi.al 23 August 2022
Video/ E kishte kritikuar më parë, Ronaldo e injoroi Carragher në

Manchester United nuk mund të qëndrojë jashtë polemikave edhe kur arrin një fitore prestigjioze si ajo kundër Liverpool. Aspekti sportiv, megjithatë, në këtë rast merr një përqindje shumë të vogël. Siç raporton “The Sun”, për gjithcka është “faji” i Cristiano Ronaldos.

I PAEDUKATË - Episodi ka ndodhur në vigjilje të ndeshjes kur komentatorët e Sky Sports, mes të cilëve Jamie Carragher, kanë qenë në anë të fushës për para-ndeshjen. Cristiano Ronaldo, që po shkonte për të bërë nxemjen, është thirrur të shprehë një opinion për ndeshjen. Ai iu afrua ish-lojtarit të Liverpool i cili i dha mikrofonin. Si kundërpërgjigje, kampioni portugez jo vetëm që nuk i shtrëngoi dorën, por iu shmang duke i kaluar pranë, ndërsa komentatori bëri një rrotullim më kot rreth vetes. Sulmuesi i United më pas arriti te Roy Keane, i cili ishte pranë kolegut të tij dhe e përqafoi. "Gëzohem që të shoh Roy". Më pas buzëqesh në mënyrë tallëse dhe largohet, duke shmangur çdo pyetje “të sikletshme” si për marrëdhënien me Ten Hag, ashtu edhe për largimin e tij të mundshëm nga Mançesteri.

PASOJAT - Ish-lojtari i United, Rio Ferdinand, nuk ka humbur rastin të komentojë mes seriozitetit dhe humorit atë që ndodhi. "Cristiano dribloi Carragher, e la në vend. U vërtite rreth vetes si në kohët e vjetra". Por përtej të qeshurave të herëpashershme kishte një farë sikleti dhe shumë tifozë, në rrjetet sociale, kanë evidentuar skenën, duke e etiketuar futbollistin si të pasjellshëm. Ronaldo, shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që thuhet për të, me sa duket ka vendosur t'i përgjigjet në këtë mënyrë kritikave të marra nga ish-futbollisti. Carragher, pak ditë para ndeshjes së madhe, e kishte lavdëruar Ronaldon për profesionalizmin e tij, por gjithashtu nënvizoi se sa e vështirë ishte për të të gjente një ekip të ri. "CR7 e ka zgjatur karrierën e tij sepse kujdeset shumë për veten, por është 38 vjeç dhe nuk është më i njëjti. Mund të gaboj, por mendoj se askush nuk e do atë në Evropë". Fjalë që padyshim nuk i kanë shpëtuar portugezit. Duke pritur “momentin”, ai konsumoi një “hakmarrje” shumë personale që e vuri në qendër të skenës, edhe pse e përjetoi sfidën si aktor dytësor.

https://www.youtube.com/watch?v=X-53fY0c5sk

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI