Flash

FOTO/ Turqia e bën me flokë, tifozët tallen me Pjanic: “E shfrytëzoi mirë huazimin aty”

Lapsi.al 23 August 2022
FOTO/ Turqia e bën me flokë, tifozët tallen me Pjanic: “E

Pasi kaloi vitin e fundit në huazim te Besiktas, Miralem Pjanic është rikthyer te Barcelona, ku pritet të qëndrojë gjatë gjithë sezonit. Mesfushori i “mërguar” nga ish-trajneri Ronald Koeman, pati një paraqitje të mirë gjatë miqësoreve të verës duke e bindur Xavin t'i jepte një shans të dytë, të merituar. E kthimi i tij në Katalonjë sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht nga pikëpamja estetike: boshnjaku në fakt është shfaqur me flokë të shpeshtë, tërësisht të rigjeneruar në krahasim me kokën e zhveshur të disa viteve më parë. A ka lidhje viti i kaluar në Turqi? Tifozët besojnë se po...

Është një Miralem Pjanic krejtësisht i ri, i cili u rikthye në Camp Nou pas një viti në huazim te Besiktas. Jo vetëm nga pikëpamja futbollistike, por dhe mbi të gjitha për sa i përket pamjes së tij fizike. Në fakt, shumë njerëz kanë vënë re një rritje të dukshme të flokëve të tij, të cilët vetëm dy vite më parë ishin dukshëm të rënë. E fakti që boshnjaku e kaloi vitin e kaluar në Turqi, shtëpia par excellence e mbjelljes së flokëve, bëri që shumë tifozë të mendojnë se edhe ai i është nënshtruar atij lloj trajtimi.

Imazhet që krahasojnë Pjanic para dhe pas huazimit janë elokuente dhe zbulojnë kontrastin e fortë. E tifozët në rrjetet sociale e kanë vlerësuar pamjen e re të boshnjakut, duke ngritur dyshimin se ai ka bërë një transplant flokësh. Një tifoz shkroi: “Është mirë të shohësh që Pjanic e shfrytëzoi maksimalisht periudhën e huazimit në Turqi…”. Një tjetër shtoi: “A do të habitej dikush nëse i thoja se ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim në Turqi?”. Në fund të fundit, ka një arsye pse aeroporti i Stambollit në të kaluarën quhej edhe 'hairport' për shkak të numrit të madh të njerëzve që shkojnë në kryeqytetin turk për transplantin e flokëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI