Flash

Tetëdhjetë vjeçare e tifoze prej 35 sezonesh: shikoni çfarë çmimi për Edna, fansen numër 1 të Crystal Palace

Lapsi.al 24 August 2022
Tetëdhjetë vjeçare e tifoze prej 35 sezonesh: shikoni
Në çdo ndeshje, tifozët në stadium janë disa dhjetëra mijëra, plus të gjithë ata që shijojnë ndeshjet nga shtëpia ose brohorasin nga jashtë. Ata mund të numërohen në dhjetëra ose qindra miliona në total, bazuar në historinë e ekipeve të ndryshme. Të zgjedhësh njërin është një sipërmarrje titanike, por është një lojë që ndonjëherë klubet e futbollit e pëlqejnë ta luajnë. Crystal Palace e ka bëri këtë, duke kërkuar ndihmë, në këtë sfidë, nga tifozët e tyre që zotërojnë fan token. Në numërimin e votave fituese ka dalë zonja Edna, 81 vjeçare dhe një adhuruese e ngjyrave kuqeblu prej 35 sezonesh. Natyrisht, është e qartë se një shpërblim është i domosdoshëm, përveç titullit si "tifozi numër 1". E kështu platforma simbolike e tifozëve mendoi për një ditë të paharrueshme për zonjën angleze. Gjithçka filloi me vizitën në shtëpi (surprizisht, ajo u kandidua nga djali i saj) të John Salakos, një ish-mesfushor nigerian i natyralizuar anglez, i rritur në sektorin e të rinjve të Crystal Palace, ku luajti për tetë sezone në ekipin e parë. Sot trajneri i ekipeve të të rinjve të Eagles, por me këtë rast 53-vjeçari ishte një lloj guide turistike drejt Selhurst Park për ndeshjen e ekipit të zemrës së Ednës. Pastaj nxemja para ndeshjes e admiruar nga disa hapa, vetëm pas tabelave të reklamave në anë të fushës dhe më pas dhomat luksoze të stadiumit Socios për të ndjekur takimin. Në fund, një video mesazh nga një prej lojtarëve të skuadrës së Patrick Vieira për ta falënderuar për besnikërinë e saj ndaj ngjyrave kuqeblu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI