Flash

"Majmun i m**it" ndaj kundërshtarit, 10 javë pezullim: por për gjykatën nuk është racist

Lapsi.al 24 August 2022
"Majmun i m**it" ndaj kundërshtarit, 10 javë pezullim: por

Skualifikimi është i rëndë: 10 javë. Gjoba për ekipin e lehtë: 250 euro. Fyerja është e pafalshme: "Majmun i m**it...". Gjykimi i habitshëm: “Fyerja është raciste, ai që e ka bërë jo”. Ngjarja ndodhi në mars në Campobasso, pas ndeshjes së katergorisë së parë mes Sant’Angelo Limosano dhe Lokomotiv Riccia. Lamine Sow, një lojtar 20-vjeçar i këtyre të fundit, me origjinë nga Senegali, kishte raportuar, së bashku me disa nga shokët e tij të skuadrës, se kishte marrë fyerje raciste nga një kundërshtar që e kishte quajtur "Majmun i m**it". Pas gati 5 muajsh erdhi edhe vendimi.

Sipas anëtarëve të Gjykatës Sportive, shfaqet "një kuadër provues absolutisht i mjaftueshëm për pranimin e përgjegjësisë së zotit Zullo Michele". Më pas, në raport specifikohet: “Edhe pse e konsiderojmë sjelljen e të akuzuarit të qortueshme dhe shumë të rëndë, duke patur parasysh shprehjen e përdorur me përmbajtje raciste, ajo është thënë si një reagim ndaj një ndërhyrjeje në lojë të cilësuar si faull dhe kështu lojtari i akuzuar nuk mund të etiketohet absolutisht racist, në mungesë të provave për këtë”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI