Flash

Skuadrat, vazot, rregullat: gjithçka që pritet në shortin e Champions

Lapsi.al 24 August 2022
Skuadrat, vazot, rregullat: gjithçka që pritet në shortin e

Pas tri ndeshjeve të planifikuara për mbrëmjen e sotme, do të kompletohet shorti i 32 skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e ri të Champions League. Përveç 26 skuadrave të kualifikuara me të drejtë, janë edhe 6 fituesit e playoff-it: Maccabi Haifa, Viktoria Plzen dhe Benfica tashmë kanë kaluar raundin. Do të përpiqen t'i imitojnë Trabzonspor, Dinamo Zagreb dhe PSV, të cilët do të përballen me Kopenhagen, Bodo Glimt dhe Rangers përkatësisht në orën 21:00.

Në kuadër të Kupës së Botës në Katar të planifikuar për në vjeshtë, kalendari i Champions League do të pësojë një ndryshim në krahasim me sezonin e kaluar. Shorti për të tetë grupet do të hidhet më 25 gusht, ndërsa më 6 dhe 7 shtator do të luhen ndeshjet e ditës së parë. Ja gjithcka që duhet ditur dhe kalendari i plotë.

SHORTI - Më pak se 24 orë pas zbulimit të skuadrave të fundit që do të arrijnë të kualifikohen, do të hidhet edhe shorti për tetë grupet. Ai do të mbahet në Stamboll, vendi i finales së radhës dhe do të fillojë në orën 18:00 të së enjtes më 25 gusht. Vlen gjithmonë rregulli që në fazën e parë të kompeticionit asnjë klub nuk mund të luajë me një klub tjetër nga e njëjta federatë. Secili grup do të përbëhet nga katër ekipe, një për secilën vazo.

VAZOT- Ja katër vazot me skuadrat tashmë të kualifikuara. Vazo 1: Real Madrid, Eintracht, Bayern, Psg, Porto, Milan, Manchester City dhe Ajax. Vazo 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico Madrid, Sevilla, Leipzig, Tottenham. Vazo 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar, Inter, Napoli, Benfica, Sporting Lisbonës, Bayer Leverkusen. Vazo 4: Olympique Marseille, Bruges, Celtics, Viktoria Plzen, Maccabi Haifa, fituesi i Psv-Rangers, fituesi i Dinamo Zagreb-Bodo Glimt, fituesi i Trabzonspor-Kopenhagen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI