Flash

Shpërndanë fotot e trupit të pajetë: gruaja e Kobe Bryant rrëmben 16 milionë dollarë dëmshpërblim

Lapsi.al 25 August 2022
Shpërndanë fotot e trupit të pajetë: gruaja e Kobe Bryant

Administrata e Los Angeles duhet t'i paguajë të vesë së Kobe Bryant, Vanessa, 16 milionë dollarë për fotot e trupit të pajetë të yllit të NBA, në vendin e rrëzimit të helikopterit në vitin 2020. Kështu ka vendosur në mënyrë unanime një juri federale. Nëntë anëtarët e jurisë ranë dakord me Vanessa Bryant dhe avokatët e saj që agjentët, të cilët morën dhe shpërndanë fotot e mbetjeve të aksidentit të Kobe Bryant dhe vajzës së tyre 13-vjeçare Gianna, cënuan privatësinë e saj dhe rritën ankthin e saj emocional. Imazhet u shpërndanë kryesisht mes punonjësve të sherifit të zonës së Los Angeles dhe departamentit të zjarrfikësve, të afërmve të tyre dhe, në një rast, nga një barist në një klub ku një agjent policie kishte shkuar të pinte. Vanessa Bryant dëshmoi me lot gjatë gjyqit se lajmet për ekzistencën e imazheve të tilla e rënduan pikëllimin e saj për humbjen e Kobe dhe Giannas së vogël dhe se ajo ende sot vuan nga sulmet e panikut: "Jetoj çdo ditë me frikën se mos shfaqen në mediat sociale".

Vanessa Bryant dhe Chris Chester, gruaja dhe vajza e të cilit humbën jetën në të njëjtin aksident së bashku me pesë persona të tjerë, kanë treguar për frikën e tyre të vazhdueshme se imazhet - përfshirë ato të mbetjeve të supozuara të të dashurve të tyre - do t'i zbuloheshin një ditë për gjithë publikun në internet. Avokatët e tyre, në fillim të procesit gjyqësor, kishin kërkuar një dëmshpërblim për vuajtjet emocionale që ndjenë në 40 milionë për të parën dhe 30 milionë për të dytin.

Fotot e rënda janë marrë nga mbetjet e helikopterit që u rrëzua në një kodër pranë Los Anxhelosit dhe mbetjet njerëzore të pranishme në vendin e aksidentit tragjik. Ato imazhe të forta u treguan më pas privatisht nga disa zëvendës sherifë dhe zjarrfikës për njerëz jashtë hetimit, duke përfshirë miqtë e madje një barist. Prokurori i qarkut J. Mira Hashmall argumentoi gjatë gjyqit se fotot ishin një mjet i domosdoshëm për vlerësimin e situatës, por ai vetë pranoi se nuk kishte asnjë arsye për t'i ndarë ato në biseda private, por gjithashtu vuri në dukje se fotot nuk ishin shfaqur asnjëherë publikisht dhe nuk janë parë as nga familjet e viktimave të rrëzimit të avionit. Përveç kësaj, mbrojtësit ligjorë të agjentëve dhe punonjësve të ndihmës së shpejtë të përfshirë në ngjarje argumentuan se eprorët kishin kërkuar menjëherë heqjen e tyre nga pajisjet elektronike.

Jurisë iu deshën 4 orë e gjysmë për të arritur në vendimin unanim: 16 milionë dollarë dëmshpërblim për të venë e yllit të NBA, Kobe Bryant dhe 15 milionë dëmshpërblim për Chris Chester.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI