Flash

Al Khelaifi i tërbuar me Interin: "S’ka problem, do e marrim Skriniar me parametër zero"

Lapsi.al 25 August 2022
Al Khelaifi i tërbuar me Interin: "S’ka problem, do e marrim

PSG ka hequr dorë përfundimisht nga negociatat për të transferuar në Parc des Princes Milan Skriniar, duke braktisur bisedimet të nervozuar nga mënyra si Inter po kërkonte të rriste cmimin. Sipas raporteve nga e përditshmja L'Equipe, parisienët ishin të gatshëm të paguanin 60 milionë euro në tavolinë plus një lojtar si shkëmbim teknik, por edhe këtë ofertë Interi e ka refuzuar.

L'Equipe shton detaje të reja mbi situatën e Inter-Psg për Skriniar dhe reagimi i francezëve nuk është fare i butë. Presidenti i parisienëve Nasser Al-Khelaifi është tërbuar nga perngesat e shitjes së sllovakut, duke lënë të kuptohet se zikaltrit do ta humbasin Skriniar sezonin e ardhshëm me parametër zero. 27-vjeçari do të shkojë në skadencë kontrate në qershor 2023, por Interi, pasi merkato të mbyllet, do të vazhdojë menjëherë me nisjen e negociatave për rinovimin e kontratës për të cilën tashmë ka një marrëveshje të përgjithshme prej disa kohësh.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI