Flash

UEFA, Carlo Ancelotti trajneri i vitit: "Sacchi ka qenë një mësues i jashtëzakonshëm"

Lapsi.al 25 August 2022
UEFA, Carlo Ancelotti trajneri i vitit: "Sacchi ka qenë një
"Sacchi ishte një mësues i jashtëzakonshëm. Në karrierën time duhet të falënderoj shumë njerëz, tifozët për mbrëmjet në Santiago Bernabeu dhe presidentin tim që më dha mundësinë të kthehem në Madrid". Kështu është shprehur Carlo Ancelotti, i cili mori çmimin e trajnerit të vitit nga UEFA gjatë shortit të Ligës së Kampionëve. “Duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë vlerësim – tha Ancelotti –: klubin tim, stafin tim, Arrigo Sacchin, i cili është këtu dhe ishte mësuesi im, tifozët e Real Madrid, të gjithë familjen time, djalin tim Davide, i cili është asistenti im”. “Formula magjike? Është pasioni për këtë sport dhe më pas cilësia e lojtarëve që duhet të menaxhosh, sezoni i kaluar ishte i veçantë, kishte një lidhje fantastike, arritëm të krijonim një lidhje të bukur dhe një alkimi perfekte, gjë që na ndihmoi për të arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme të kemi një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe kjo bazohet në respekt”, shtoi ai. "Lojtari vendimtar? Mendoj për Karim Benzema, i cili është rritur shumë - shtoi italiani - duke u bërë një nga liderit e ekipit. Jemi me fat që e kemi me ne, te Real Madrid. Përse lojtarët më duan? Sepse ka respekt, marrëdhënie të shkëlqyera - përfundoi ai - edhe pse ndonjëherë një trajner duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por duhet t'i shpjegosh në dhomat e zhveshjes. Unë jam trajner, por jam një njeri dhe duhet t'i trajtoj lojtarët si njerëz".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI