Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Video/ Super De Ketelaere, Milan likuidon Bolonjën: Pinamonti shpëton Sassuolon ndaj Spezias

Lapsi.al 27 August 2022
Video/ Super De Ketelaere, Milan likuidon Bolonjën: Pinamonti shpëton

Në javën e tretë të Serie A, Milan mposhti 2-0 Bolonjën, e ngjitet në kuotën 7 pikë në klasifikim, duke kaluar përpara Inter. Në San Siro provë e mirë në të parën si titullar për De Ketelaere, që shërbeu një asist për Leaon, në golin e parë sezonal. Portugezi ishte në mbrëmjen e tij dhe në të 58' i dhuroi Giroud një top që francezi në akrobaci e dërgoi pas shpinës së Skorupskit, duke mbyllur ndeshjen. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, përfundoi 2-2 mes Spezias dhe Sassuolos.

MILAN 2-0 BOLOGNA

Leao zhbllokohet, Giroud performon (në akrobaci), De Ketelaere pikturon dhe shpik, dhe Milani e heq qafe Bolonjan mjaft lehtë. Në San Siro përfundoi 2-0 me golat e portugezit dhe francezit, të cilët të kombinuar me performancën bindëse - shumë bindëse - të CDK-së (në debutimin e tij si titullar), i lejojnë Djallit të rikthehet te fitorja dhe të rifitojë kreun e renditjes. Padyshim në pritje të Napolit, që do të luajë nesër, por ndërkohë Interi e ndjek tani në -1: një avantazh i vogël që duhet të mbrohet në funksion të derbit të 3 shtatorit. Një provë autoritare, ajo e kuqezinjve, të cilët patën një sërë rastesh të pastra më të shumta se golat e shënuar. Bolonja meriton vlerësimin se nuk ndërtoi barrikatë përpara Skorupskit, por faza ofensive ishte shumë e flashkët (shtyllë e jashtme e Sansones me rezultatin 2-0) për të vënë në dyshim ndeshjen. Për emilianët një pikë në tre ndeshje, dhe Mihajlovic fillon të shqetësohet.

SPEZIA 2-2 SASSUOLO

Përfundon me një barazim 2-2 ndeshja e mbrëmjes e javës së tretë të Serie A mes Spezias dhe Sassuolos. Kështu jeshilzinjtë dhe ligurët mbeten krah për krah me nga katër pikë në renditje. Miqtë kaluan përpara me Frattesin, por barazimi i Bastonit ishte i menjëhershëm. Në fund të pjesës së parë Nzola ekzekutoi penalltinë e tij me saktësi duke përmbysur rezultatin, por në fillimin e pjesës së dytë Pinamonti falënderon Dragowski dhe Caldaran, autorë të një rrëmuje të jashtëzakonshme, dhe nënshkroi barazimin përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI