Flash

Sarri thumbon Taren e provokon gazetarët: “Jam i shqetësuar për ju…”

Lapsi.al 28 August 2022
Sarri thumbon Taren e provokon gazetarët: “Jam i shqetësuar

Sfida e shahut mes Lazios dhe Interit u fitua nga Sarri ndaj kolegut të tij Inzaghi falë zëvendësimeve që në pjesën e dytë e kthyen lojën në favor të skuadrës bardhekaltër. Një rezultat bindës 3-1 falë golave të Felipe Anderson, Luis Alberto dhe Pedros. Ekipi kryeqytetas ka treguar se është forcuar edhe falë merkatos në të cilin Lotito ka shpenzuar gati 50 milionë euro. Por, për mediat, blerjet nuk janë kurrë të mjaftueshme dhe kështu në konferencën për shtyp, gazetarët e pranishëm në Formello e mbushën Sarrin me pyetje për merkaton e transferimeve derisa trajneri nuk mbajti më.

Lazio është forcuar në të gjitha repartet por mbetet shqetësimi i mbrojtësit të majtë, ku aktualisht janë Marusic dhe Hysaj që janë të dy djathtoshë natyralë dhe janë përshtatur në atë rol. Realisht në skuadër duhet të ishte edhe Stefan Radu por 35 vitet nuk parashikojnë kushedi sa paraqitje të rumunit. E kështu çdo javë në radio merkato del një emër i ri për krahun e majtë: fillimisht Valeri, më pas Marcelo dhe Emerson Pamieri, tani Reguilon. Spanjolli po largohet nga Tottenham dhe ka interesim për të nga klube të ndryshme përfshirë Lazion (edhe pse këtë mëngjes u refuzua nga Lotito në një intervistë për Messaggero).

Për këtë arsye, Sarri është ngacmuar disa herë nga gazetarët: “Çfarë karakteristikash duhet të ketë mbrojtësi juaj i majtë ideal?” dhe tekniku iu përgjigj “Nuk kam pse të zgjedh, ka kush e bën si punë, pse duhet ta bëj unë?!”, duke iu referuar drejtorit sportiv Igli Tare. Më pas ai u pyet nëse pret një dhuratë tjetër nga Lotito dhe trajneri toskan u përgjigj i zemëruar: “Le të mendojmë për ndeshjen tani, duket e gabuar të flasim për merkaton e transferimeve. Unë jam i shqetësuar për ju më shumë, së shpejti do të përfundojë merkato dhe nuk e di se për çfarë do të flisni. Për futboll? Faleminderit Zotit".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI