Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Video/ Sherr i egër mes Montellës e Balotellit: "Për mua mbaroi me kaq, por nga Mario pres më shumë"

Lapsi.al 28 August 2022
Video/ Sherr i egër mes Montellës e Balotellit: "Për mua

Skena që vjen nga kampionati turk është surreale. Ndërsa të gjithë lojtarët e Adana Demispor festojnë fitoren 1-0 me Ümraniyespor dhe shtrëngojnë duart me arbitrin, trajneri Vincenzo Montella i afrohet me furi Mario Balotellit. Drejton gishtin nga lojtari i tij dhe shkëmbejnë disa fjalë me tone të larta. Një fjali apo një gjest nga sulmuesi e bëri trajnerin të nxehet edhe më shumë, duke i detyruar ndihmësit e tij ta ndajnë atë nga sulmuesi. Imazhet nuk vonuan të bënin xhiron e botës.

FJALËT E MONTELËS - Në thelb të sherrit është një top i humbur në minutat e fundit nga Balotelli, i cili duke mos ia pasuar shokut të skuadrës rrezikoi ta çojë skuadrën kundërshtare drejt portës. Rreziku u largua, por kur gjyqtari i ra bilbilit, nisi diskutimi. Pas ndeshjes, Montella foli për shtypin turk, por pa zbuluar më shumë nga sa tregojnë pamjet: "Mund të them vetëm se presim më shumë nga ai. Pastaj, këto janë gjëra që mund të ndodhin në fund të ndeshjes. Ndoshta adrenalina, të bën të thuash gjëra të tjera, por për mua mbaroi këtu”, ka komentuar ai.

KONKURRENCA - Nuk është një moment i lehtë për Balotellin, përtej incidentit të së shtunës në mbrëmje. Në ndeshjen me Ümraniyespor, italiani hyri në minutën e 46-të në vend të Artem Dzyuba, qendërsulmuesi rus i cili sapo mbërriti e duket se e ka kaluar në hierarki. Para ndeshjes së djeshme, në fakt, Super Mario kishte luajtur vetëm pak më shumë se 20' në kampionat.

Kështu, pavarësisht fitores në javën e katërt të kampionatit turk ndaj Umraniyesporit, në Adana Demirspor ka një tension të lartë. Në fund të ndeshjes degjeneroi në grindje situata mes trajnerit Vincenzo Montella dhe Mario Balotelli: të dy u ndanë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI