Flash

Aubameyang rrihet, kërcënohet e grabitet në shtëpinë e tij: katër persona me kapuç e detyruan të hapte kasafortën

Lapsi.al 29 August 2022
Aubameyang rrihet, kërcënohet e grabitet në shtëpinë e

Natë terrori për Pierre-Emerick Aubameyang i rrahur e i grabitur brenda banesës së tij nga katër persona me kapuc në kokë. Siç raporton ‘El Pais’ duke cituar burime policore, sulmuesi i Barcelonës është rrahur dhe kërcënuar me armë dhe shufra hekuri, për ta grabitur duke e detyruar të hapë kasafortën në shtëpinë e tij në Castelldefels (Barcelona) nga të paktën katër hajdutë me kapuç, të cilët hynë në shtëpi nga kopshti. Gjithashtu, është kërcënuar edhe gruaja e lojtarit: ka qenë ajo që ka lajmëruar policinë. Nga kasaforta janë marrë xhevahire të ndryshme. Sipas 'RAC 1', Aubameyang dhe gruaja e tij u lidhën dhe u mbajtën të shtrirë përtokë për një orë. Dëshmitarët raportojnë se banditët u arratisën me një Audi A3 të bardhë dhe Mossos janë ende në kërkim të tyre.

Aubameyang është lojtari i dytë i Barcelonës që është viktimë e kriminelëve në pak ditë. Robert Leëandoëskit iu grabit një orë luksoze me mbërritjen e tij në Ciutat Esportiva: tre persona arritën të hapin derën në anën e pasagjerit të makinës, duke i shkulur nga kyçi i dorës së sulmuesit një orë me vlerë 75 mijë euro. Mossos, policia speciale spanjolle, gjetën menjëherë objektin dhe arrestuan hajdutët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI