Flash

Video/ Penalltia e Neymar shpëton PSG: Monaco i reziston tre shtyllave dhe del me pikë nga Parisi

Lapsi.al 28 August 2022
Video/ Penalltia e Neymar shpëton PSG: Monaco i reziston tre shtyllave dhe

Ndalesa e parë në Ligue 1 për Paris Saint Germain. Skuadra e Galtier barazoi në Parces des Princes kundër Monacos: goli i barazimit erdhi falë një penalltie të Neymar në pjesën e dytë, që shpëtoi kryeqytetasit nga humbja në shtëpi. Në ndeshjet e tjera Olympique Marseille triumfoi ndaj një Nice në vështirësi (3-0). Montpellier mposhti Brest 7-0, Nantes fiton 3-1 ndaj Toulouse. Lorient dhe Troyes marrin suksesin, duke mundur përkatësisht Clermont (2-1) dhe Angers (3-1). Në fund, Dembélé i dhuroi Lyon një pikë (1-1 me Reims).

Befasi në Parc des Princes, ku PSG ndalet në 1-1 kundër Monaco. Vendasit dominuan fushën dhe u përpoqën të arrinin në përfundimin fitues pa qenë preciz në sulm. Parisienët patën një zotërim të madh të topit, por e gjetën veten në disavantazh për shkak të një kundërsulmi perfekt nga Volland në të 19'. Në fund të pjesës së parë dy herë shtylla ndaloi kryeqytetasit të ktheheshin në lojë, për dëshpërimin e Messi dhe Mbappè. Pas kthimit në fushë, skuadra e Galtier ishte e tjetërsuar. Në minutën e 72-të, Neymar barazoi rezultatin me penallti, ndërsa Hakimi goditi shtyllën e tretë të mbrëmjes pak caste më vonë. Bilbili i trefishtë e mbyll ndeshjen në 1-1 duke hipotekuar ndalesën e parë në kampionat të PSG.

Ligue 1 France

Nantes 3-1 Toulouse

Brest 0-7 Montpellier

Lorient 2-1 Clermont Foot

Nice 0-3 Marseille

Troyes 3-1 Angers

Reims 1-1 Lyon

Paris Saint-Germain 1-1 Monaco

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI