Flash

Gega nuk i fal vetes... pjesën e parë: "Nuk ishim fare në lojë"

Lapsi.al 28 August 2022
Gega nuk i fal vetes... pjesën e parë:  "Nuk ishim fare në

“Në të 96-ën, të humbasësh ndeshjen… Mund ta humbnim me parë, Vllaznia dominoi në pjesën e parë, ishte pjesë e dobët, nuk ishte ajo që ishim përgatitur. Janë shumë shkaqe, ndoshta edhe lojtarët nuk kanë minuta bashkë. Pas pushimit u korrigjuam, dolëm te loja jonë. Mënyra si erdhi humbja të vjen keq, mund ta mbyllnim me Peposhin". Skënder Gega nuk bën lojëra fjalësh në analizën e pas ndeshjes me Vllazninë, që Kukësi i tij e humbi në minutën e 4 shtesë, por pasi kishte qenë në mëshirën e shkodranëve për 50 minuta. Tekniku e ka të qartë se ka përpara shumë punë për të bërë, por duhet nisur gjithcka nga pjesa e dytë e luajtur në Loro Borici.

Me Dacin të skualifikuar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Tiranës në debutim, tekniku tropojan ka shpjeguar edhe mungesën e një qendërsulmuesi nga minuta e parë e ndeshjes: "Sulmuesi nëse do të ishte pak më mirë në performancë gjatë kësaj kohe, do të ishte nga fillimi. Mua më pëlqen si shkohet në sulm me shumë pasime, ai që luajti titullar është 21-vjeçar, vjen nga Kategoria e Parë, luan në shumë pozicione, nuk ka shpejtësinë e sulmuesit, por ka mënyrën si merr topin. Në pjesën e parë nuk hymë në lojë, lamë hapësira. Pjesa e dytë ishte e mirë për ne, por në një moment pavëmendshmërie u ndëshkuam dhe më vjen shumë keq".

Në fund, një motivim për skuadrën pavarësisht se Kukësi ka vetëm një pikë në dy ndeshjet e para: "Edhe po të mbaronte 2-1 në favorin e tonë, ishte një 45 minutësh i dobët. Në këtë aspekt e shoh, patjetër duhet fitore, është java e dytë. Vllaznia e nisi me humbje. Por unë jam optimist se i shoh në stërvitje çdo ditë, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para. Kemi nevojë të rritemi, të rinjtë të ingranohen më shpejt”, tha Gega.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI