Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Penallti me VAR, Skuka mposht Laçin: Partizani i vetmi me pikë të plota në Superiore

Lapsi.al 29 August 2022
Penallti me VAR, Skuka mposht Laçin: Partizani i vetmi me pikë

Fitore edhe kundër Laçit dhe Partizani është tani skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit. Të kuqtë kanë fituar sfidën direkte me Laçin, falë një goli me penallti të Xhuliano Skukës, por skuadra e Colellas ka qenë dukshëm superiore ndaj kurbinasve. Vukicevic kishte bërë disa lëvizje në krahasim me ndeshjen e parë, ende të paqarta për arsyet, por ndoshta vuan tani pasojat e zgjedhjeve të tij, sidomos lënien e Ujkës në pankinë, duke e lënë skuadrën pa shkatërrues në fushë.

Të kuqtë kanë dominuar ndeshjen ndaj kurbinasve, duke frikësuar dy herë në harkun e 60 sekondave mes të 16’ dhe 17' me Hotin, që tentoi me një goditje direkte nga e majta e grushtuar nga Dajsinani dhe Rrapajn goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Laçi u përgjigj me Mazrekajn, që në minutën e 27’ detyroi Rexhepin të grushtoje me vështirësi duke shpëtuar portën. Për ta vendosur këtë takim u desh një penallti e akorduar me VAR në fund të pjesës së parë, të cilën e transformoi Skuka: kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Skukën në krahun e djathtë që pengohet nga Mazrekaj, arbitri Shahini vazhdoi lojën por u thirr nga VAR që e bëri të ndryshojë vendimin.

Edhe në pjesën e dytë historia nuk rezultoi shumë ndryshe, me Partizanin që shpërdoroi disa mundësi shumë të mira për të dyfishuar rezultatin. Laçi vuajti shumë presionin e kundërshtarit dhe tregoi mungesë kreativiteti. Rrapaj në minutën e 47’ detyroi Dajsinanin të bënte një ndërhyrje të shkëlqyer, ndërsa në të 59’ konkluzioni i Skukës kaloi gjithë vijën e portës pa përfunduar brenda për fatin e Dajsinanit. Portieri duhet të falenderojë shtyllën që në minutën e 77’ e shpëtoi nga kapitullimi në goditjen e Hotit, që dribloi mbrojtësin e u shfaq i vetëm përballë tij.

6 pikë në dy ndeshje. Aspak keq për Colellan, nëse sheh që të gjithë të tjerër kanë lënë pikë. Pas të kuqve, në vendin e dytë, të tretë e të katërt, ndodhen respektivisht Bylis, Tirana dhe Erzeni, me nga katër pikë secila.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI