Flash

"Me 6 pikë biem nga kategoria në fund": Colella mban këmbët në tokë dhe falenderon Mehmetin

Lapsi.al 29 August 2022
"Me 6 pikë biem nga kategoria në fund": Colella mban

“Nëse e mbarojmë kampionatin me 6 pikë i bie që të rrëzohemi. Kemi bërë në ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur mjaft raste për ta mbyllur ndeshjen dhe jo ta mbyllnim në këtë rezultat". Me këmbë në tokë Giovanni Colella në përfundim të fitores së dytë radhazi në kampionat, 1-0 kundër Lacit në Elbasan Arena. Të kuqtë janë të vetmit që nuk kanë lënë pikë në dy javët e para, por italiani kërkon të mbajë të motivuar skuadrën: "Jam i kënaqur vetëm për tre pikët. Ne do të synojmë të marrim 3 pikët ndeshje pas ndeshje - tha Colella -. Kemi shumë punë për të bërë pasi rruga është shumë e gjatë".

Në fund, një korigjim për daljen e parë gjatë prezantimit të tij në të cilën la të kuptohej një pakënaqësi për punën e teknikut të mëparshëm të Partizanit ("Nëse skuadra do të kishte moral të lartë, nuk do të isha këtu"). "Sigurisht tekniku që ishte përpara ka bërë një punë mjaft të mirë. Në të kundërt skuadra nuk do bënte kaq mirë. Unë thjesht po përpiqem që të fus konceptet e mija që kam për skuadrën”, e mbylli Colella.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI