Flash

Zyrtare/ Manchester United arrin akordin për Antony: braziliani kalon vizitat mjekësore

Lapsi.al 30 August 2022
Zyrtare/ Manchester United arrin akordin për Antony: braziliani kalon
Manchester United ka arritur marrëveshjen me Ajax për transferimin e Antony, që ka kaluar tashmë edhe testet mjekësore. Tani po përcaktohen detajet e fundit të kontratës që do të firmosë braziliani, përpara se të sigurojë edhe lejen e punës. Antony ka realizuar 31 gola dhe 27 asist në 134 paraqitje për Ajax dhe Sao Paulon, të cilave i ka shtuar edhe dy gola e dy asist në nëntë paraqitje për kombëtaren e Brazilit. Antony ka fituar dy tituj të Eredivisie dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 2020. Deklarata zyrtare e Manchester United nuk ka lënë asnjë dyshim: "Manchester United ka arritur një marrëveshje me Ajax për transferimin e Antony. Lojtari kaloi ekzaminimet mjekësore dhe janë në fazë përkufizimi kushtet personale me lojtarin dhe leja ndërkombëtare". Manchester United tashmë ka përfunduar nënshkrimin e Antony nga Ajax për një paketë totale me vlerë 100 milionë euro: një tarifë transferimi 95 milionë euro plus 5 milionë euro në bonueset e ardhshme. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare, e cila do të zgjasë deri në vitin 2027. Braziliani bëhet nënshkrimi i pestë i verës i Erik ten Hag pas Tyrell Malacia nga Feyenoord, Christian Eriksen i lirë, Lisandro Martinez nga Ajax dhe Casemiro nga Real Madrid. Konfirmimi i transferimit i jep fund spekulimeve dhe negociatave disajavore mes dy klubeve, të cilët janë angazhuar në shumë lëvizje gjatë verës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI