Flash

Humbja me Partizanin i faturohet Vukicevic: nuk ka ende shpjegim përjashtimi i Ujkës

Lapsi.al 31 August 2022
Humbja me Partizanin i faturohet Vukicevic: nuk ka ende shpjegim

Kundër Partizanit erdhi edhe humbja e parë e Laçit në kampionat, duke kthyer në qytet fantazmat e të kaluarës dhe atë ecuri pa suksese në 5 ndeshjet e para para shkarkimit. Një humbje, me Partizanin, për më tepër në transfertë pranohet e shumë madje, problem është prezantimi që bënë bardhezinjtë, apatikë e të thyeshëm, pre e lehtë e kundërsulmeve dhe vertikalizimeve në thellësi.

Një ndeshje e shkuar keq mund të qëllojë, por cështja është se kjo koincidon me lëvizjet e bëra nga tekniku Vukicevic disa të menduara e disa të diktuara. Bëri përshtypje shumë lënia jashtë e Ujkës, pa asnjë shpjegim, e kur është lojtari i vetëm që mund të luajë përpara mbrojtjes. Element që kthehet vendimtar po të kesh parasysh se në fushë është edhe Babatunde ende jo në formën më të mirë, duke qenë se vjen nga një vit pa ndeshje zyrtare. Ende pa u kolauduar skuadra, pas vetëm fitores së parë dhe bindëse me Teutën, Vukicevic shpejtoi të bënte lëvizjet e tij: në qendër të mbrojtjes u hodh nga minuta e parë edhe Alla, pa folur pastaj për një debutim si ai i Manellarit që u fut në mesin e fushës me Spahiun duke i dhënë përgjegjësinë e madhe menjëherë të përballej me mesfushorët e të kuqve. Në këtë mes u shtua edhe dëmtimi i polakut Borysiuk, që minutat e dhënë kundër Teutës i sollën ngërcet muskulare të kuptueshme për një lojtar që ka kohë që nuk luan.

Bardhezinjtë, duke pritur lojtarët e tyre të rëndësishëm, përfshirë Shkurtajn, mund vetëm të përmirësohen, ndaj dhe për ta ishte e rëndësishme të mos lejonin askënd të shkëputej para. Stabiliteti në këtë rast u prish në ndeshjen që nuk duhej, sepse nuk janë vetëm tre pikë të humbura, por një goditje KO mbi moralin e një skuadre që sapo po fillonte të krijonte besueshmëri…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI