Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Sfida e Haller: “Tumori shokues. Jam mirë e dua të kthehem të shënoj poshtë ‘murit të verdhë'”

Lapsi.al 30 August 2022
Sfida e Haller: “Tumori shokues. Jam mirë e dua të kthehem
Ka kaluar një muaj e gjysmë që kur Sebastien Haller u diagnostikua me kancer testicular. Sulmuesi sapo kishte nënshkruar me Borussia Dortmund, që kishte shpenzuar 30 milionë euro për ta rrëmbyer nga Ajax. Që në momentin e diagnozës, franko-ivoriani filloi betejën e tij kundër sëmundjes: në javët e fundit ai u operua dhe tani e pret një rehabilitim i gjatë. Objektivi i tij? Të kthehet në fushë dhe të shënojë, siç tha ai në një intervistë të gjatë për ESPN. GJENDJA E HALLER - Në intervistë Haller nisi të fliste për gjendjen e tij aktuale: “Jam mirë. Po jetoj në një situatë të re, të papritur, veçanërisht për mua dhe familjen time. Megjithatë, mund të them se jam me fat që kam kaq shumë njerëz rreth meje që më duan dhe mjekët dhe stafi që më kanë ndihmuar kaq shumë. Unë iu riktheva ecjes, vrapimit, mund të kaloj kohë me të dashurit e mi, kështu që gjithçka është në rregull”. ZBULIMI TRONDITËS - “Gjëja e parë që mendova kur e mora vesh ishte se nuk mund të luaja për Borussia Dortmund”, tha sulmuesi. “Kishim bërë aq shumë për këtë transferim, klubi pagoi 30 milionë euro… Mendova se nuk mund t'i ktheja të gjitha ato para, por gjithashtu se nuk varej nga unë. Ndërsa isha duke u stërvitur ndjeva ndjesi të çuditshme në stomak, fola për këtë me stafin që më bëri një ekografi dhe një MRI, më pas një biopsi. U kuptua menjëherë se cili ishte problemi. Kur dëgjova fjalën tumor u trondita”. OPERACIONI I RIKUPERIMIT - “Pas operacionit qëndrova pesë ditë në spital. I vetëm, pa fuqi, pa mundur të ngrihesha nga shtrati. Humba forcën dhe formën fizike, por kur u ktheva fillova të ecja në pyll dhe më pas shkova në palestër. Unë eci çdo ditë dhe kontrolloj trupin tim. Nuk kam humbur shumë fizikisht në krahasim me disa javë para se të zbulohej sëmundja, që është një shenjë e mirë. Shpresoj që gjithçka të mbetet ashtu siç është tani. Ndihem shumë mirë”. ËNDËRRA - Haller e di shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen e afërt: "Nuk e di kur do të rikthehem për të luajtur, mendoj se do të duhen edhe disa muaj, por gjëja e rëndësishme tani është të mos humbas shumë masë muskulore. Tashmë kam vendosur objektivin tim: dua të luaj dhe të shënoj menjëherë para murit të verdhë të tifozëve. Mendoj se do të jetë një moment vërtet emocionues”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI