Gjatë përgatitjes çdo detaj ka rëndësi dhe Blancos e dinë shumë mirë, kjo është arsyeja pse ata janë gjithmonë në kërkim të teknologjive të reja për të përmirësuar performancën e lojtarëve të tyre. Barriera speciale i ka entuziazmuar tifozët, të cilët vërshuan mediat sociale me komente: “Pajisjet për stërvitjen e futbollit kanë bërë një rrugë të gjatë. Teknologji e pabesueshme e përdorur nga Real Madrid”, ka shkruar dikush. Por muri mekanik me siguri do të pushtojë edhe idetë e klubeve në mbarë botën.? ¡Qué manera de clavarlas! ? pic.twitter.com/rn0jcVfHQf
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 30, 2022
Në fillim të kësaj jave, kampionët e La Ligës kanë shpërndarë gjithashtu një tjetër filmim të realizuar me dron. Blancos treguan pamjen e re të Santiago Bernabeu. Në zonën e fushës ka sisteme ventilimi, sisteme vaditjeje, trotuare anësorë për mirëmbajtje, ndriçim LED, kamera vëzhgimi dhe terapi me rreze ultravjollcë për të siguruar që terreni të jetë gjithmonë në gjendje të mirë. Klubi spanjoll do të përmirësojë gjithashtu mikpritjen me pesë restorante të reja të shpërndara në pjesën e sipërme, një sky bar dhe një qendër tregtare.
?️ ¡ESPECTACULAR! ?️ ?? Así se ven las obras del Santiago Bernabéu a vista de dron. pic.twitter.com/DMGRSTwvnA
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 29, 2022