Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Video/ Azpilicueta u bë për turp: shikoni talljen e maskotës së Southampton në tunelin e dhomave të zhveshjes

Lapsi.al 31 August 2022
Video/ Azpilicueta u bë për turp: shikoni talljen e maskotës
Chelsea humbi në shtëpinë e Southampton duke rrëshqitur përkohësisht në renditje. Në stadiumin St Mary's, skuadra e Tuchel hapi rezultatin me Raheem Sterling, i cili shënoi golin e tretë në dy ndeshje, por u arrit shpejt nga vendasit, falë një goli të Romeo Lavias me një tentativë të bukur në hyrje të zonës. Pastaj ishte Adam Armstrong që mbylli ndeshjen. Mes protagonistëve të mbrëmjes ishte edhe Cesar Azpilicueta, jo aq për performancën në fushë, por për një episod në tunelin e dhomave të zhveshjes. Një prej fëmijëve që do dilnin në fushë me fanellën e Saints, në fakt, në mënyrë qesharake është tallur me kapitenin e Chelsea. Southampton dhe Blues ishin në tunel duke u përgatitur për ndeshjen e Premier League, kur një fëmijë, me fanellën e Saints, i ofroi një shtrëngim duarsh Cesar Azpilicuetas. Spanjolli po përgatitej të drejtonte ekipin e tij në St Mary's dhe ishte shumë i përqendruar, por kur tifozi i ri, i cili ishte gati të dilte në fushë me kapitenin e Southampton, James Ward-Prowse, i ofroi një shtrëngim duarsh, ai ia ktheu menjëherë gjestin. Megjithatë, djaloshi e hoqi dorën përpara se Azpilicueta të arrinte të kontaktonte me të. Fëmija vuri dorën në hundë dhe u tall me kapitenin e Chelsea, i cili mbeti i shtangur dhe i hutuar. Kamerat e BT Sport e kapën skenën dhe klipi i publikuar në rrjetet sociale u bë menjëherë viral duke mbledhur mijëra pëlqime në Twitter. Në video mund të shihen edhe disa lojtarë të Blues, të cilët megjithatë nuk e kanë vënë re shakanë e fëmijës. Ndoshta, vetëm lojtarët e Southampton ishin dëshmitarë të skenës. Azpilicueta, i cili dukej i destinuar t'i jepte fund qëndrimit të tij dhjetëvjeçar me Blues, së fundmi nënshkroi një rinovim dy-vjeçar me klubin londinez.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI