Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Video/ Ismajli e Bajrami ndalen nga Verona: Sampdoria i heq fitoren Lazios në fund, dorëzohet Fiorentina

Lapsi.al 31 August 2022
Video/ Ismajli e Bajrami ndalen nga Verona: Sampdoria i heq fitoren Lazios

Janë luajtur tre ndeshjet e para të së mërkurës në Serie A të shënjuara nga barazimi in-extremis i Sampdoris në shtëpi me Lazion, rrëzimi i Fiorentinës në Udine dhe barazimin mes Empolit dhe Veronës. Ismajli e Bajrami nuk e ndihmuan dot skuadrën e Zannettit të merrte tre pikët, të befasuar 20 minuta nga fundi nga Kallon.

EMPOLI 1-1 VERONA

Ende nuk lëviz shifra në zërin e fitoreve për Empolin dhe Veronën, të cilat pas 4 javësh në Serie A janë ende pa asnjë tre pikësh të plotë. 1-1 është rezultati final në Castellani, në një ndeshje plot emocione sidomos në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte një ndeshje një-kahëshe për skuadrën e Paolo Zanettit, e cila gjeti avantazhin në minutën e 26-të falë një goditje të mirë me të majtën e Baldanzit. Për talentin e lindur në vitin 2003 është goli i parë në Serie A. Përvec Ismajlit nga minuta e parë, në fushë u fut edhe Ujkani në minutën e 38 të pjesës së parë, por pa mundur të bëhet protagonist. Në pjesën e dytë Cioffi ndryshoi Veronën me zëvendësimet, hyrjet e Doig dhe Kallon ishin vendimtarë. Ish-sulmuesi i Genoas gjeti golin e barazimit në minutën e 69-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Në fund skuadrat ishin shumë të zgjatura në fushë, por asnjëra nuk mundi të mbizotërojë ndaj tjetrës deri në fund.

SAMPDORIA 1-1 LAZIO

Nuk shkoi më shumë se 1-1 në Genoa sfida mes Sampdorias dhe Lazios, me dorianët që arritën rezultatin në fund të ndeshjes, duke befasuar Sarrin. Një asist me takë i Milinkovic-Savic, një gol nga i zakonshmi Ciro Immobile në minutën e 21 të pjesës së parë dhe dukej e kryer për Lazion, por në minutën e 92-të u shfaq Manolo Gabbiadini, i cili, i shërbyer nga Rincon, gjeti golin e 1-1. Për sulmuesin ishte goli i parë që nga janari i kaluar, pas disa muajsh rikuperimi nga një dëmtim. Bardhakaltrit humbasin kështu mundësinë për të arritur Romën në vendin e parë në renditje, duke u ndalur në tetë pikë. Sampdoria buzëqesh, duke shijuar pikën e dytë në kampionat.

UDINESE 1-0 FIORENTINA

Udinese fluturon lart, me fitoren e dytë në kampionat, falë goditjes së Betos përpara portës. Përcaktues 20 minutat e para të presionit nga friulianët, por në rastin e golit ishin shumë të ashpra protestat e Fiorentinës për një faull të pretenduar të Deulofeu. Në minutën e 17' Deulofeu shtyu Venutin dhe i rrëmbeu topin, më pas i shërbeu Betos, i cili e depozitoi topin në rrjetë me portën bosh. Toskanët protestuan për një dorë të vendosur të Deulofeu ndaj mbrojtësit viola. Fiorentina u riorganizua dhe u përpoq të shtyjë, por rreziqet erdhën gjithnjë nga një Beto agresiv dhe nga inkursionet e Lovric. Pas kthimit në fushë, Fiorentina luajti lojën në kërkim të barazimit. Udinese u ul shumë nën presionin viola, që megjithatë nuk prodhoi raste të qarta shënimi. Vetëm një kundërsulm, me të djathtën e Deulofeut, i refuzuar nga Terracciano. Në frymën e fundit erdhi edhe goli i Success por i anulluar për pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI