Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Video/ Arsenal i pandalshëm, Haaland i tmerrshëm: City luan tenis me Nottingham, Liverpool fiton në minutën e 98'

Lapsi.al 31 August 2022
Video/ Arsenal i pandalshëm, Haaland i tmerrshëm: City luan tenis me

Raundi i mesjavës në Premier League i buzëqesh Arsenal, Manchester City dhe Liverpool. Gunners mbeten me pikë të plota falë rezultatit 2-1 ndaj Aston Villas, të nënshkruar nga Gabriel Jesus dhe Martinelli. Guardiola mposhti Nottinghamin: 6-0 me një trigolësh në 38 minuta të Haaland. Liverpool mposhti Newcastle me përmbysje 2-1 me golin e Carvalhos në minutën e 98-të, ndërsa Tottenham i Contes u bllokua 1-1 nga West Ham: Soucek iu përgjigj autogolit të Kehrer.

ARSENAL-ASTON VILLA 2-1

Me disa vuajtje të tepërta, Arsenali mundi Aston Villa 2-1 dhe u konfirmua si skuadra e vetme me pikë të plota në Premier League pas pesë javësh. Gunners kaluan në avantazh në minutën e 30-të falë Gabriel Jesus, i cili shënoi nga afër pas gabimit të Martinez mes shtyllave, në krosimin e Xhakës. Villans u duk se arritën të befasojnë formacionin e Artetës në minutën e 74-të: Douglas Luiz në fakt firmosi golin e barazimit pak sekonda pas hyrjes së tij në fushë. Megjithatë, 1-1 zgjat vetëm tre minuta, sepse Martinelli goditi në krosimin e Sakës dhe me një të majtë fluturimthi duke mundur Martinezin, sërisht jo perfekt në devijimin e goditjes së brazilianit. Arsenali vuajti në finale, por fitoi: Gunners janë kështu në 13 pikë, +2 ndaj Manchester City në krye të renditjes.

MANCHESTER CITY-NOTTINGHAM 6-0

Manchester është në këmbët e Erling Haaland. Norvegjezi shënoi tre gola në një fitore 6-0 ndaj Nottingham që i lejoi City të qëndronte në vendin e dytë në renditje, -2 nga Arsenal. Ish-sulmuesit të Dortmund iu nevojitën 38 minuta për të mbyllur ndeshjen me tre gola: në të 12-ën me devijimi para portës në një asist të Foden, me të majtën me portën bosh në të 23-ën pas një përplasje të favorshme dhe në fund me një goditje me kokë pranë vijës pas spondit të Stones. Tre gola që shembën të sapongjiturin në Premier, i cili më pas në pjesën e dytë ra nën goditjet e Alvarezit (dygolësh në 65' dhe 87') dhe Cancelos (50'). Një tjetër fitore zhurmuese për City dhe një tjetër mbrëmje perfekte për Haaland: Guardiola konfirmon veten të pamposhtur dhe mbetet në vazhdën e Arsenalit.

LIVERPOOL-NEWCASTLE 2-1

Liverpool fiton ndeshjen e dytë radhazi në Premier League falë një 2-1 in-extremis ndaj Newcastle. Tre pikë shumë të çmuara, duke pasur parasysh që Reds u imponuan me oërmbysje dhe me VAR që anuloi 2-0 e mundshme të Magpies. Në minutën e 38', ish-sulmuesi i Real Sociedad Isak firmosi avantazhin e miqve, më pas në pjesën e dytë suedezit iu mohua dygolëshi në të 55': gjashtë minuta më vonë, pastaj, Firmino barazoi me një asist të Salah. Pikërisht kur barazimi dukej i pashmangshëm, në minutën e 98-të, në topin e fundit të disponueshëm në zhvillimet e një goditje këndi, Carvalho edhe falë ndihmës së traversës mposhti Pope, duke nënshkruar golin e fitores vetëm pak sekonda para bilbilit të trefishtë. Klopp ngjitet në 8 pikë në vendin e pestë, -3 nga Tottenham, -5 nga City dhe -7 nga Arsenali. Shumë keqardhje, megjithatë, për Newcastle, humbja e parë në Premier League dhe të ndalur në 6 pikë.

WEST HAM-TOTTENHAM 1-1

Ndalet Tottenham i Antonio Contes, që nuk shkoi përtej 1-1 në derbin londinez ndaj West Ham. Ishin Spurs ata që kaluan në epërsi: në të 34' në fakt, Kehrer shënoi në portën e tij, duke mposhtur Fabianskin pa dashje. Në pjesën e dytë, megjithatë, Hammers barazuan pas 10 minutash: Michail Antonio shërbeu për Soucek, i cili nuk gaboi dhe firmosi barazimin. Madje Moyes përpiqet ta fitojë ndeshjen duke futur edhe Paquetá, ndërsa Conte bëri vetëm një ndryshim: Richarlison në vend të Kulusevskit të shuar. Rezultati përfundimtar, megjithatë, nuk ndryshoi: me këtë 1-1, Tottenham ngjitet në 11 pikë dhe kalon i vetëm në vendin e tretë. Conte, megjithatë, ra në -4 nga Arsenali, ndërsa West Ham u ngrit në 4 pikë.

BOURNEMOUTH-WOLVES 0-0

Aventura e O'Neil në stolin e Bournemouth filloi me një barazim. Trajneri i ri i Cherries, i cili mori drejtimin pas humbjes së madhe ndaj Liverpool (9-0), shënoi një pikë falë 0-0 në shtëpi ndaj Wolverhampton. Miqtë goditën traversën në minutën e 11-të me Nunes, më pas Pedro Neto kaloi disa centimetra larg avantazhit. Rastet më të rëndësishme janë për miqtë edhe në pjesën e dytë, por Jimenez dhe Podence nuk e gjetën golin e fitores. Bournemouth ngrihet kështu në 4 pikë, +1 ndaj Wolverhampton, ende pa fitore.

Premier League England

AFC Bournemouth 0-0 Wolverhampton Wanderers

Arsenal 2-1 Aston Villa

Manchester City 6-0 Nottingham Forest

West Ham United 1-1 Tottenham Hotspur

Liverpool 2-1 Newcastle United

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI