Flash

CR7 i kishte kërkuar trajnerit të 'eliminonte' Maguiren: përgjigja e gjermanit i prek të gjithë te United

Lapsi.al 1 September 2022
CR7 i kishte kërkuar trajnerit të 'eliminonte' Maguiren:

Cristiano Ronaldo tentoi ta “eliminonte” Harry Maguire, jo vetëm, por me disa shokë të skuadrës. Kërkesa e tyre, megjithatë, ra në vesh të shurdhër. Trajneri i atëhershëm Ralf Rangnick refuzoi t'i dëgjonte. Kampioni portugez nuk po kalon një periudhë të thjeshtë por është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Rikthimi i tij në Old Trafford nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Sezonin e kaluar Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë në renditje dhe nuk arritën në zonën e Ligës së Kampionëve. Të shumta vështirësitë me të cilat është përballur skuadra, por tashmë dalin detaje të reja.

Ronaldo, shkurtin e kaluar, shkoi te tekniku i atëhershëm Ralf Rangnick dhe kërkoi që kapiteni Maguire të largohej. Rezultatet e ekipit kishin rënë dhe portugezi, siç raporton The Athletic, shkoi te gjermani për t'u ankuar së bashku me disa shokë të skuadrës, duke përfshirë Paul Pogba dhe Raphael Varane. Sipas 5 herë Topit të Artë, mbrojtësi anglez duhej të përfundonte në pankinë për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe për shkak se dhoma e zhveshjes ishte bërë toksike. Ish-lojtari i Juventusit e kishte thënë qartë: “Maguire është pjesë e problemit”.

Kërkesa, megjithatë, nuk gjeti mbështetje. Rangnick, i cili u largua nga klubi në verë, nuk e vlerësoi gjestin dhe thuhet se u tha lojtarëve se ishte "e papërshtatshme" të flitej për Maguire në mungesë të tij. Disa lojtarë të grupit më pas i kërkuan falje trajnerit të përkohshëm.

Portugezi nuk foli vetëm për kapitenin me gjermanin, por sugjeroi edhe disa variacione në formacion. Ish-sulmuesi i Real dëshironte të luante me dy sulmues me Edinson Cavanin. Mirëpo, edhe kjo kërkesë nuk u përfill. Këto detaje të reja ndihmojnë për të hedhur dritë mbi pakënaqësinë e tij në Old Trafford. Ironikisht, Maguire ishte dëshmitar i sukseseve të para të sezonit të ri pikërisht nga pankina. Me të, megjithatë, ishte edhe ai që donte ta eliminonte: Ronaldo.

Në orët e fundit Rangnick është rikthyer të flasë për Manchester United. Trajneri aktual i Austrisë, për mikrofonat e Der Standard, shpjegoi se problemet e klubit janë të thella dhe nuk varen vetëm nga rezultatet në fushë: “Edhe si trajner dhe si drejtor sportiv, duhet të jesh në gjendje të zhvillosh klubin, të minimizosh faktorin surprizë dhe të ndërtosh një ekip që mund të kontrollojë lojën dhe të luajë një lloj futbolli të caktuar, për të krijuar shumë raste. Manchester United nuk ka nevojë për gjashtë muaj për ta bërë një gjë të tillë. Pas dy javësh e kisha të qartë se cilat ishin problemet dhe si t'i zgjidhnin ato, por pyetja është: a janë ata vërtet të gatshëm t'i bëjnë ato ndryshime?”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI