Flash

Paredes, argjentinasi që la Parisin për Torinon: "Juventus skuadër ëndërrash, kishte shumë që doja të vija"

Lapsi.al 1 September 2022
Paredes, argjentinasi që la Parisin për Torinon: "Juventus

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe vendosjes së firmës mbi kontratë, Leandro Paredes ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Juventusit. "Jam i lumtur që jam te Juventus së bashku me këtë grup të madh dhe këtë klub. Kam dashur të vij këtu prej një kohe të gjatë", shpjegoi për median përforcimi i ri i Juventusit. "Juve është një ekip ëndërrash - shtoi ai -. Unë kisha mundësi të vija në Torino edhe në të kaluarën, por këtë herë nuk doja ta humbisja këtë mundësi. Ose Juventus ose asnjë tjetër i kisha thënë të afërmve dhe miqve të mi."

Me bardhezinjtë Paredes do të mbajë fanellën me numër 32. Një zgjedhje nga zemra. "Zgjodha 32 sepse është një numër që më pëlqen shumë - shpjegoi mesfushori -. E kam përdorur te Boca, Empoli dhe Roma. Është një numër që e mbaj prej një kohe të gjatë dhe që e kam përdorur shumë". Më pas disa fjalë për lidhjen e thellë me Di Marian: "Ne kemi një marrëdhënie miqësore. Njihemi dhe takohemi prej shumë vitesh. Jo vetëm ne të dy, por edhe familjet tona. Duke qenë këtu me të, në këtë ekip, është diçka e veçantë”.

Në fund edhe një koment në lidhje me rikthimin në Itali dhe objektivat e tij. "Unë ende mund të rritem dhe dua të rritem. Në futboll mund të mësosh diçka të re çdo ditë. Kam ardhur për të fituar dhe i di qëllimet e klubit. Shpresoj të jap kontributin dhe ndihmën time për ekipin", përfundoi Paredes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI