Flash

Nga "do ju vras po s'mundëm Tiranën", te "penalltia e kartoni i kuq": Klasikja ktheu pretendimet e Vllaznisë

Lapsi.al 3 September 2022
Nga "do ju vras po s'mundëm Tiranën", te

"Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? U thashë ‘dijeni që nëse do të humben pikë në këtë ndeshje sot, do t’ju vras’. Kështu ju kam thënë, pyetini çfarë u ka thënë trajneri. Shpëtuan veten e vet". Mirel Josa ka folur pa doreza pas ndeshjes, për të treguar se 1-2 me të cilën Vllaznia e tij u imponua kundër Tiranës në Selman Stërmasi, ishte një rezultat që nuk do të donte kurrësesi ta linte rrugës, edhe përballë ish-skuadrës së zemrës. "E keni parasysh kur rezultati është 0-2 dhe mund të humbësh ndeshjen, na ka qëlluar që kemi humbur në minuta të fundit. Problemi është që kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del nga vetja jote. I përgëzoj për mënyrën se si qarkulluan në disa momente topin, por u vonuan shpesh për të vertikalizuar - tha Josa, duke analizuar ndeshjen -. Meritat i shkojnë lojtarëve se ata vrapojnë në fushë, ne jemi këtu për të na gjykuar të tjerët. Unë i pranoj të gjitha por shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë”, tha Josa.

I pezmatuar dhe me keqardhjen për mënyrën si u komplikua ndeshja në episodin e parë në favor të kundërshtarëve, pasi Tirana kishte dominuar 20 minutat e para të takimit, Orges Shehi nuk e fsheh aspak se Klasiken e vendosi naiviteti i Zhivanajt: "Diferencën e bëri penalltia sepse morëm një goditje të dyfishtë. Pastaj gjithçka u bë më e vështirë. Ngelëm me dhjetë vetë, lojtarët shpenzuan shumë energji. Dhe në pjesën e dytë u futëm për të kërkuar rezultatin por nuk ja dolëm". Tekniku ka pësuar humbjen e parë në kampionat dhe tani rrezikon të shohë Partizanin të largohet edhe më shumë në renditje, nëse fiton në Ballsh, për javën e tretë të Superiores: "Pas çdo humbje gënjen nëse thua që nuk je i mërzitur. Duhet të kompletoj lojtarët. Ndërrimet ishin të detyrueshme për shkak të ngjarjeve. Ndoshta nga tre ndeshjet kjo është më e mira, por dhe në Rrogozhinë skuadra u trondit nga Qefalija. Xhixha u konsumua shumë dhe rreziku po na vinte në krahun e tij dhe prandaj u zëvndësua sepse u konsumua dhe shpenzoi shumë".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI