Flash

Video/ Dygolësh i Leaos e super Maignan: Milan thyen 3-2 Inter e fluturon në krye të Serie A

Lapsi.al 3 September 2022
Video/ Dygolësh i Leaos e super Maignan: Milan thyen 3-2 Inter e fluturon

Milani i Stefano Piolit fiton derbin e Madonnina-s: kuqezinjtë përmbysën avantazhin e Interit, ashtu si në ndeshjen e fazës së dytë të sezonit të kaluar në shkurt. Këtë herë ndeshja u vendos nga dygolëshi i Leaos: në minutën e 29 pas një topi të humbur nga Calhanoglu dhe De Vrij e në minutën e 60 me një veprim brilant në zonë që nxorri jashtë loje gjithë mbrojtjen zikaltër. Mes dy golave të portugezit është Olivier Giroud, i cili goditi me një diagonale precize në minutën e 54'. Brozovic hapi ndeshjen në minutën e 21, ballë për ballë me Maignan, por më pas erdhi valanga kuqezi. Goli i Dzekos rindezi shpresën, por jo më shumë se kaq. Milani nuk e kishte fituar derbin e Serie A dy herë radhazi që nga viti 2011, kur në pankinë ishte Allegri.

Spektakël në San Siro e është një shfaqje që shpërblen Milanin. Kuqezinjtë triumfuan në derbin e tyre të parë këtë sezon duke mposhtur Interin 3-2 në një ndeshje plot kthesa. Siç mund të konstatohet lehtësisht nga golat e skanuar: Brozovic, Leao, Giroud, Leao, Dzeko. Përveç pesë golave, pati edhe shumë e shumë mundësi të pastra nga të dyja skuadrat. Në veçanti në pjesën e parë për kuqezinjtë dhe në pjesën e dytë për ziakltrit. Protagonist, në veçanti ishte Maignan, autor i dy ndërhyrjeve fantastike në pjesën e dytë, ndaj Lautaros dhe Calhanoglu. Me këtë fitore, para syve të Gerry Cardinales, pronarit të ri të klubit kuqezi, Milani mori përkohësisht kryesimin në renditje dhe la Interin ta ndjekë dy pikë më poshtë. Për zikaltrit kjo është ndalesa e dytë në pesë ndeshje, por krahasuar me atë kundër Lacios, kjo dhemb shumë më tepër.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI