Flash

Lewis Hamilton bashkë me Sir Ratcliffe për blerjen e United? Piloti i Formula 1 flet pa 'doreza'

Lapsi.al 4 September 2022
Lewis Hamilton bashkë me Sir Ratcliffe për blerjen e United? Piloti i

Lewis Hamilton te Manchester United? Piloti i Formula 1 sqaron gjithçka. 37-vjeçari ka lënë të kuptohet se është i interesuar t'i bashkohet ofertës së Sir Jim Ratcliffe për të blerë klubin e Premier League. Biznesmeni britanik, pronar i shumëkombëshes kimike INEOS, është një nga sponsorët kryesorë të ekipit të Hamilton në F1, Mercedes. 69-vjeçari, i cili ka një pasuri prej 15 miliardë paundësh, është njeriu më i pasur i Britanisë. Muajt e fundit, është folur shpesh për interesimin e tij për të blerë Djajtë e Kuq dhe tani zërat kanë prekur edhe Hamilton.

Në fakt, piloti është përfolur për përfshirjen e tij të mundshme në blerjen e United. 37-vjeçari u pyet në lidhje me ofertën e mundshme të blerjes së Red Devils përpara Çmimit të Madh të Holandës të kësaj fundjave dhe ai la të kuptohet se është i interesuar: “Kjo është hera e parë që kam dëgjuar për të. Nuk kam pasur kohë për tu takuar me Jim që kur isha në Namibi (gjatë pushimit të mes-sezonit). Nuk kam marrë ende një telefonatë nga ai për të më pyetur nëse dua të përfshihem në këtë, por dua të përfshihem gjithnjë e më shumë në skuadra. Unë dhe Jim do të thosha që jemi më shumë ortakë, sepse jemi futur në sipërmarrje bashkë dhe shpresoj në të ardhmen të bëj diçka me të, ndoshta të ndërtoj me të, nuk e di kur do të jetë dhe çfarë do të jetë”.

Piloti i Mercedesit iu bashkua ofertës së Sir Martin Broughton për të blerë Chelsean në fillim të këtij viti. Marrëveshja, megjithatë, nuk u realizua. Klubi londinez, në fakt, përfundoi në duart e amerikanit Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge Industries dhe Clearlake Capital Group. Konsorciumi i udhëhequr nga amerikani përfshin gjithashtu Hansjörg Wyss, themelues i Fondacionit Wyss dhe Mark Walter, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Capital. Walter dhe Boehly janë pronarë të Los Angeles Dodgers, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Sparks.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI