Flash

Video/ Lojtari i nervozuar godet topin në tribunë, mbi fytyrën e një gruaje: tifozët kërkojnë dënim ekzemplar

Lapsi.al 4 September 2022
Video/ Lojtari i nervozuar godet topin në tribunë, mbi fytyrën e
Gjesti i mesfushorit të New York Red Bulls, Dru Yearwood në humbjen 0-2 të MLS kundër Philadelphia Union, sigurisht që nuk do të mbahet mend si një shembull i mirë, veçanërisht për fëmijët e shumtë të pranishëm në stadium. 22-vjeçari anglez, në kohën shtesë të ndeshjes, dukshëm i mërzitur nga rezultati dhe për një goditje dënimi të fishkëllyer kundër tij, e ka parë të arsyeshme të hedhë topin me fuqi të madhe drejt tifozëve në tribunë. Ndoshta një gjest instinktiv, por fakti është se ai ka goditur me forcë në fytyrë një grua duke bërë të qajë edhe një fëmijë, që ishte pranë saj. Sapo arbitri Ford fishkëlleu një goditje dënimi pranë vijës anësore, Yearwood goditi menjëherë topin dhe e hodhi atë në tribunën ku ishin tifozët e tij të New York Red Bulls. Mesfushori, për fat të keq, goditi në fytyrë një tifoze dhe madje la një fëmijë të përlotur pak më tutje, ndoshta i frikësuar dhe i shqetësuar për atë që ndodhi. Ish-lojtari i Brentford, duke vënë re aktin e keq që sapo kishte bërë, më pas doli mbi tabela për të kërkuar falje, por pa dobi. Një tifoz i Red Bulls i doli përpara lojtarit, duke mos e lejuar të shkonte për t'i kërkuar falje vajzës së goditur, ndërsa tifozët e tij nisën koret "Ass****" në drejtim të anglezit. Yearwood më pas kërkoi falje zyrtarisht në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime për tifozët që u goditën nga topi. Emocionet e mia më mposhtën në këtë ditë dhe zhgënjeva të gjithë klubin dhe çdo tifoz të New York Red Bulls. Shpresoj që tifozët të jenë mirë dhe të më falin”, ka shkruar ai në Twitter. Për gjestin e tij, Yearwood, i cili sapo ishte ndëshkuar me të verdhë, mori edhe përjashtimin. Shumë fansa tani kërkojnë një dënim shembullor për të.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI