Flash

Video/ Manchester i pandalshëm, Antony gol në debutim: në Old Trafford rrëzohet edhe Arsenal

Lapsi.al 4 September 2022
Video/ Manchester i pandalshëm, Antony gol në debutim: në Old

Manchester United zyrtarizon marshimin drejt kreut, që nisi me zgjedhjet e vështira të Ten Hag dhe vazhdoi me blerjet e mëdha në merkato: kundër Arsenal ka adhur fitorja e katërt radhazi, e përkrahur nga goli në debutim i Antony dhe nga dygolëshi i Rashford. 3-1 i Djajtve të Kuq i jep fund ecurisë së pamposhtur të Topçinjve, tani vetëm +1 ndaj Tottenhamit dhe City. Leicester rrëzohet: 5-2 përballë Brighton, humbja e pestë radhazi dhe vendi i fundit për Foxes.

Manchester United merr fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur Arsenal 3-1. Djajtë e Kuq e nisën fuqishëm, me Antony titullar: shansi i parë ishte për Eriksen, por e majta e tij përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Topçinjtë përgjigjen dhe Saliba humbi një mundësi nga një pozicion interesant, në një çerek ore lojë që pa United të ruajë 84% të zotërimit të topit. Më pas, pjesa qendrore e pjesës së parë është e gjitha për Arsenal: Topçinjtë shënuan të parët, por avantazhin e tyre u anulua për shkak të një faulli të Ødegaard ndaj Eriksen. Pritej avantazhi i londinezëve, por në minutën e 35-të erdhi goli i Manchester United: Rashford e nxorri Antony të vetëm me Ramsdale dhe braziliani, i ardhur për 100 mln nga Ajax, shënoi në debutimin e tij dhe Djajtë e Kuq shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Fillimi i pjesës së dytë foli për Arsenal, që shtyu dhe barazoi në minutën e 59-të: Ødegaard i rrëmbeu topin dhe tentoi t'i shërbejë Gabriel Jesus, Dalot ndërhyri por shërbeu Saka, që firmosi 1-1 për Topçinjtë. United, që sapo kishte futur në fushë Ronaldon, nuk u dorëzua dhe u rikthye në avantazh në minutën e 65-të: asist brilant i Bruno Fernandes dhe Rashford mposhti Ramsdale për 2-1. Arteta u përpoq të rihapte lojën me një zëvendësim të trefishtë, por pësoi trisin e Djajve të Kuq: kundërsulm perfekt, me Eriksen që i shërbeu Rashford me portën bosh për një dygolësh personal në minutën e 75-të. Reagimi i Arsenal, nga ana tjetër, u ndal në konkluzionet mbi traversë të Fabio Vieira dhe Smith-Rowe. Përfundoi në Old Trafford pathyeshmëria e Topçinjve, gjithmonë në krye me 15 pikë, +1 ndaj dyshes City-Tottenham (14): ndjekur nga Brighton (13) dhe Djajtë e Kuq (12). Ky është suksesi i katërt radhazi për Manchester United.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI