Flash

"Nuk do të shkojë si sezonin e kaluar": Vukicevic 'largon' shkarkimin nga Laçi pas humbjes së dytë

Lapsi.al 4 September 2022
"Nuk do të shkojë si sezonin e kaluar": Vukicevic

“Nuk mendoj se duhet të humbnim. Ekipi kundërshtar luajti shumë mbyllur. Ishte e vështirë për të bërë mirë në sulm. Kemi bërë një ndeshje të vështirë me pak sulme. E dinim që ekipi kundërshtar do të luante mbrapa". Tekniku i Laçit Vukicevic vazhdon të shohë pozitivisht situatën e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes së dytë radhazi në tre javë të luajtura. Malazezi justifikon rezultatin 0-1 përballë Egnatias, me faktin se rrogozhinasit u mbrojtën: "Kemi provuar nga krahët sepse ishte mënyra e vetme për t’i mundur - shpjegoi tekniku -. Futbolli luhet për gol. Ne nuk kemi luajtur mirë prandaj ekipi kundërshtar ka fituar. Kemi shumë mungesa, por ky nuk është justifikim. Kishim rastet tona. E vetmja gjë që më pëlqeu ishin 10-15 minutat e fundit ku kishim dy raste shumë të mira për të shënuar, por që se bëmë".

Vukicevic në fakt që tani e ka kaluar rekordin e sezonit të kaluar me Lacin ku në pesë ndeshje mori vetëm dy pikë, përpara se të shkarkohej. Situata nuk është shumë ndryshe në fakt, sepse pas tre javësh Laci ka vetëm tre pikë, por tekniku ka idetë e tij: "Deja vu e sezonit të shkuar? Shpresoj që mos të jetë kështu. E vërtetë që humbëm me Egnatian sezonin e shkuar, por këtë vit Laçi është një skuadër tjetër, ndërsa Egnatia një skuadër tjetër. Nuk mendoj se gjërat do të shkojnë si sezonin e shkuar”, u shpreh Vukiçeviç.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI