Flash

Juventus në ankth për Champions: Rabiot rikuperon për Psg, për tu vlerësuar Di Maria e Danilo

Lapsi.al 5 September 2022
Juventus në ankth për Champions: Rabiot rikuperon për Psg,

Juventusi ka zbritur menjëherë në fushë pas barazimit të Firences. Bardhezinjtë u mblodhën në Continassa për të përgatitur ndeshjen kundër PSG-së, të martën në mbrëmje, në Paris, në debutimin e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Lajme të mira nga Rabiot, që mungoi në ndeshjen në transfertë kundër Fiorentinës për shkak të një goditjeje në kofshë të pësuar kundër Spezias: francezi u stërvit me grupin dhe për këtë arsye është në dispozicion të Allegrit. Për tu vlerësuar gjendja e Di Marias, i freskët nga një dëmtim në aduktor i pësuar në ndeshjen e parë kundër Sassuolos dhe i "zëvendësuar si masë paraprake pasi ai kishte bërë vetëm dy seanca stërvitore" (siç tha Allegri në fund të ndeshjes) pas 45' kundër Fiorentinës.

Jo në maksimum të gjendjes fizike edhe Danilo, që ndjeu një problem në kavilje, por gjithsesi qëndroi në fushë në Franchi deri në fund, duke shtrënguar dhëmbët. Bardhezinjtë pas seancës në orën 11.15 në Continassa, në orët e para të pasdites do të nisen për në Paris ku në Parc Des Princes pritet konferenca për shtyp e Allegrit dhe një lojtari në orën 18.45.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI