Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

"Je spiun i Ceferin": Agnelli e Al-Khelaifi, akuza të kryqëzuara për Super League

Lapsi.al 5 September 2022
"Je spiun i Ceferin": Agnelli e Al-Khelaifi, akuza të

Tension i lartë në vigjilje të PSG-Juve. Jo vetëm në fushë, por edhe mes klubeve. Ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve është në fakt një takim shumë i rëndësishëm edhe në planin politik. Nëse nuk ka ndonjë tërheqje të bujshme, sipas protokollit të UEFA-s, Andrea Agnelli dhe Nasser Al-Khelaif do ta gjejnë veten ballë për ballë. Një takim shumë i tensionuar nisur nga e kaluara e lidhur me Super League, këndvështrimet e ndryshme për këtë çështje dhe akuzat përkatëse për tradhti. Sipas l'Equipe, presidenti i Juventusit e fajëson atë të PSG-së se është “informatori i Ceferinit dhe se i kishte treguar detaje për Super League”, ndërsa për Al-Khelaifin, numri 1 i bardhezinjve ishte përpjekur të “vrasë Champions League me projektin e tij”.

Akuza të kryqëzuara që konfirmojnë marrëdhëniet e tensionuara mes të dyve dhe se ndeshja e Ligës së Kampionëve në Parc des Princes mund të shërbejnë në njëfarë kuptimi për t'u sqaruar. Natyrisht nëse ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt do të kenë ndërmend ta bëjnë vërtetë. Pas kaosit të Super League, në fakt, Agnelli dhe Nasser Al-Khelaif i kanë ndërprerë marrëdhëniet. Një situatë që duhet trajtuar me kujdes në ngjarjet që do t'i paraprijnë ndeshjes së madhe PSG-Juve.

“Kur filluan zërat për Super League, Nasser, ashtu si Ceferin, i telefonoi disa herë Agnellit, por ky i fundit ia kishte mbyllur telefonin – shpjegoi për l'Equipe një burim i informuar mirë për faktet –. Al-Khelaifi kështu zbuloi se Agnelli nuk kishte të drejtë dhe se kishte gënjyer". Një “tradhti” deri tani e pafalur asnjëherë nga numri 1 i PSG-së. Sipas l'Equipe, në fakt, në muajt e fundit Agnelli kishte tentuar të kontaktonte me Al-Khelaifin duke i dërguar një mesazh, por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Një përgjigje që ndoshta mund të vijë gjatë darkës së UEFA-s për ndeshjen e madhe mes parisienëve dhe bardhezinjve. PSG-Juve është një sfidë që shkon përtej fushës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI