Flash

Lewandowski grabitet jashtë qendrës sportive të Barcelonës: polaku i ndjek hajdutët me makinë

Lapsi.al 18 August 2022
Lewandowski grabitet jashtë qendrës sportive të Barcelonës:

Nisje e trazuar e aventurës në Barcelonë për Robert Lewandowskin, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për çështje jashtë fushës së lojës: sulmuesi polak është grabitur pasditen e sotme. Sipas asaj që bën të ditur gazeta spanjolle Sport, dy grabitësit përfituan nga fakti që ish-sulmuesi i Bayern Mynih po jepte autografe në Ciutat Esportiva, qendra sportive e Barcelonës.

Dy personat i kanë hapur derën e makinës në ato momente dhe i kanë vjedhur orën dhe celularin. Sulmuesi polak nuk ka qendruar pasiv, por i ka ndjekur me makinë pa mundur ti ndalojë, më pas në vendngjarje mbërritën edhe dy makina të Mossos d'Esquadra. Agjentët e policisë qëndruan deri vonë për të marrë dëshmitë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI