Flash

Henry ndërhyn në cështjet e PSG: “Aty ka gjithnjë një problem. Për t'i bërë të lumtur, Galtierit i duhet... fat”

Lapsi.al 18 August 2022
Henry ndërhyn në cështjet e PSG: “Aty ka gjithnjë

Ish-sulmuesi francez Thierry Henry ka folur për Prime Sport Video France ne lidhje me atmosferën që mbizotëron te Paris Saint-Germain, ku çdo situatë shpesh gjeneron kaos dhe polemika. Në veçanti, ish-legjenda e Arsenal u ndal në pakënaqësitë e fundit që shtypi ka hipotezuar të kenë ndodhur mes Kylian Mbappé dhe Neymar.

"Nëse Mbappé duhet ende të gjejë rolin e tij? Jo, ky është roli i tij, por ai nuk duhet t'i dëshmojë askujt asgjë. Tani duhet të luajë. Si do t'i bëjë trajneri të luajnë të gjithë së bashku? I duhet fat i mirë, Galtier duhet të gjejë një mënyrë për t'i bërë të gjithë të lumtur", tha Henry.

Henry ka vazhduar të japë mendimin e tij për klubin francez, duke iu referuar precedentëve: "Te Paris Saint-Germain ka gjithmonë një debat, gjithmonë ka një problem. Ata fituan 5-2, por ne ende po flasim për Mbappé ose Neymar. Vitin e kaluar flitej për Neymar dhe do të jetë gjithmonë kështu. Ky është PSG".

Orët e fundit u përfol për një klimë të tensionuar mes asit brazilian dhe francezit për shkak të një penalltie të ekzekutuar nga O'Ney. Të shohim nëse gjërat do të përmirësohen duke filluar nga ndeshja e ardhshme...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI