Flash

Pa flokë nga kimioterapia, Haller rifillon stërvitjen pas operacionit për një tumor në testikul

Lapsi.al 17 August 2022
Pa flokë nga kimioterapia, Haller rifillon stërvitjen pas operacionit

Do të duhet shumë kohë dhe shumë durim, por Sebastian Haller po punon për t'u rikthyer në fushë. Pas tronditjes së zbulimit të tumorit malinj në testikul dhe operacionit të mëpasshëm, blerja e re e Borussia Dortmund ka rifilluar aktivitetin fizik duke rinisur stërvitjet. Ëndrra e tij dhe e të gjithë tifozëve verdhezinj është që të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet në fushë për fillimin e vitit të ardhshëm.

Historia në Instagram e publikuar nga bashkëshortja e sulmuesit franko-Ivorian, në të cilën shihet Haller pa flokë, për shkak të kimioterapisë, por i buzëqeshur, i cili stërvitet në palestrën e tij personale në shtëpi me uniformën e Dortmundit, është ngushëlluese në këtë kuptim, ashtu siç ishte pak ditë më parë edhe mesazhi që u erdhi shokëve dhe tifozëve në ditën e prezantimit të skuadrës: "Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini nuk mund të jem i pranishëm sot - ishin fjalët e tij në një video të projektuar në ekranet e mëdha të stadiumit - Unë e vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, mezi pres të luaj para jush dhe 'murit të verdhë'. Shpresoj që sezoni të fillojë mirë, do t'i ndjek ndeshjet! Ju uroj më të mirat."

Sezoni, në fakt, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy fitore në dy daljet e para, e tashmë të gjithë presin rikthimin e Haller në fushë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI