Flash

Jeta e çmendur e Ronaldinhos në Meksikë: “Në Cancún me avion privat, kurrë nuk stërvitej të hënën…”

Lapsi.al 17 August 2022
Jeta e çmendur e Ronaldinhos në Meksikë: “Në

Ajo e Ronaldinhos është një histori e bërë nga futbolli dhe eksese. Në fushë, braziliani ishte absolutisht i pandalshëm, siç e kanë mësuar shumë kundërshtarë gjatë karrierës së tij. Megjithatë, jashtë fushës, Dinho ka qenë shpesh viktimë e vetvetes, e veseve të tij dhe e disa sjelljeve jo dhe aq të pranueshme. Rasti i fundit është ai që e pa të përfundonte në burg për një muaj në Paraguaj pasi hyri në vend me pasaportë false edhe pse më pas qendroi në arrest shtëpie në një suitë me të gjitha komoditetet. Gjë që konfirmon se jeta e mirë, ish-sulmuesit të Barcelonës i pëlqen dhe shumë madje. E për të vërtetuar këtë tezë, vijnë deklaratat e Patricio Rubios.

AVION PRIVAT - Kiliani luajti me Ronaldinhon në një nga përvojat e fundit të Topit të Artë 2005, atë në Meksikë me fanellën e Querétaros. Për brazilianin vetëm një sezon në Liga MX, pavarësisht se kishte nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare. Ndërprerja erdhi për shkak se tifozët e akuzuan për pak angazhim në stërvitje dhe në ndeshje. E ajo që Rubio i tha Peloteros TV pak kohë më parë, mund të konfirmojë këtë teori ... "Ne gjithmonë i luanim të premten ndeshjet në shtëpi, sepse në Meksikë çdo ekip ka kalendarin e vet për të gjithë kampionatin. E Ronaldinho, kur ndeshja mbaronte, merrte një avion privat dhe shkonte në Cancún ose Playa del Carmen”.

E HËNA - Asgjë e re, sepse dihet që kampionët e mëdhenj kur pranojnë destinacione ekzotike shpesh vendosin kushte që nuk do të pranoheshin diku tjetër. Por ka edhe më shumë, ashtu si tregon Rubio. Querétaro më pas, kthehej në stërvitje të hënën pas pushimit të fundjavës. Por dikush mungonte gjithmonë në fushë: Dinho, që vazhdonte fundjavën e gjatë në plazh. "Ai kthehej të martën. Nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë të stërvitet të hënën. Ishte fenomenal". Me pak fjalë, edhe në përvojën e tij të shkurtër në Meksikë, Ronaldinho nuk ndryshoi sjellje. Por duke marrë parasysh se futbolli ka qenë gjithmonë argëtues për të, paraqitja në stërvitje të hënën mund ta kishte bërë atë... shumë të trishtuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI