Flash

FOTO/ Lojtarët e Boca Juniores rrihen me njëri-tjetrin në tunel: Benedetto i enjt fytyrën Zambranos

Lapsi.al 16 August 2022
FOTO/ Lojtarët e Boca Juniores rrihen me njëri-tjetrin në tunel:

Një mbrëmje që nuk ishte aspak e qetë, ajo e kaluar nga Boca Juniors në shtëpinë e Racing në Avellaneda. Ajo që e bëri të ndezur, megjithatë, nuk ishin golat dhe emocionet në fushë (ndeshja përfundoi me një rezultat të vakët 0-0), por ajo që ndodhi në interval në dhomën e zhveshjes të Xeinezes, me Dario Benedetton dhe Carlos Zambranon protagonistë të një beteje shumë të ashpër që përfundoi në një rrahje të vërtetë me grushtat në fytyrë të argjentinasit ndaj peruanit, i cili, në kthimin e tij në fushë, mbante shenjat e dukshme të pasojave në fytyrën e tij...

Sezoni aktual për Boca Juniors nuk po rezulton ekzaktësisht emocionues, me klubin e Buenos Airesit vetëm në vendin e 11-të në renditje dhe madje 11 pikë larg kreut të zënë nga Atlètico Tucuman. Një paraqitje që pashmangshmërisht çon në pakënaqësi edhe në dhomat e zhveshjes, me sherre e kontradikta të brendshme që rrezikojnë të përkeqësojnë më tej situatën. E ajo që ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes kundër Racing Avellaneda është një demonstrim i qartë i kësaj, me Benedetton dhe Zambranon që u përplasën fizikisht dhe u ndanë nga shokët e tyre. Gjithçka nisi pas përfundimit të pjesës së parë.

Duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes pas pjesës së parë, Benedetto akuzoi Zambranon për mungesë vëmendjeje në mbrojtje: “Nëse shohim topin kur ata krosojnë, do të na shënojnë, ku**ë. Bëj markimin si duhet". Fjalë që padyshim që nuk i pëlqyen mbrojtësit peruan, i cili menjëherë u përgjigj: "Mendo të shënosh dhe mbylle gojën". Larja e hesapeve ndodhi brenda dhomave të zhveshjes të Bocas, me Benedetton i cili, sipas mediave argjentinase, ka goditur me grusht në fytyrë shokun e skuadrës. Në fakt, Zambrano është rikthyer në fushë me një mollëz mjaft të fryrë, ndërsa vetë sulmuesi kishte një shenjë të dukshme në qafë.

Asnjëri nga lojtarët nuk ka dashur të komentojë atë që ndodhi, edhe pse trajneri Hugo Ibarra konfirmoi debatin, duke mbetur sidoqoftë i paqartë: “E di që ka pasur një përleshje mes dy lojtarëve, Benedetto dhe Zambrano, por nuk di më shumë”, tha ai në konferencën pas ndeshjes. “Diskutimet në futboll kanë ekzistuar gjithmonë, janë situata që janë pjesë e lojës”. Pastaj në lidhje me shenjat në fytyrën e Zambranos, ai shtoi: “Nuk e di se cili mund të jetë shkaku. Ndoshta ishte një goditje që mori në pjesën e parë…”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI