Flash

Lara, skiatoria italiane që garon për Shqipërinë kthehet në fenomen të mediave sportive botërore

Lapsi.al 12 August 2022
Lara, skiatoria italiane që garon për Shqipërinë kthehet

"Vajza e 15-vjeçares Daniela Cecarelli shkëlqen... me ngjyrat e Shqipërisë" kështu shkruan sot gazeta e përditshme franceze "Le Dauphine' në suplementin e saj sportit për rrezultatet fantastike që po kor në Amerikën e Jugut (ku tani është dimër) në garat e skive Lara Colturi, italiania 15 vjecare që garon për federatën shqiptare të skive.

Në maj të këtij viti ministri i brendëshëm Blendi Cuci i dha Lara Colturit nënës së saj, kampione olimpike dhe vëllait të saj pashaportën shqiptare, pasi lara vendosi të garojë në kompeticionet e skive më flamurin shqiptar. Pikërisht duke garuar për vendin tonë.

Sportistja italiane dhe familja e saj pajisen me pasaportën shqiptare,  Çuçi: Do garojë për flamurin kuqezi

Lara Colturi Archives - Albeu.com

"Ajo po korr një varg fitoresh në Amerikën e Jugut. Kjo është edhe më e mahnitshme kur shikon kombin që ajo përfaqëson: Shqipërinë. Megjithatë, skiatorja e re nuk është askush tjetër veçse vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002" shkruante "Le Dauphine'.

Por si shpjegohet që një kampione e rrallë, që do të kishin zili ta kishin në skuadrën e tyre kombëtare edhe vende tme traditë në ski zgjodhi Shqipërinë? Këtë e shpjegon gazeta franceze "Le Dauphine'. "Historia e skiatores 15-vjeçare është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar pasi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë.

Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për të ndërtuar një projekt familjar rreth Larës. Në të vërtetë, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar “Ekipi i Artë Cecarelli” me trajnere nënën e saj Daniela Cecarelli. “Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes, shpjegon ajo në faqet e Corriere della sera. me Shqipërinë ajo do të mund të ketë akses të pakufizuar në gara ndryshe nga aja do të kishte ndodhur po të garonte për Italinë.

FOTOT: Do garojë për flamurin kuqezi, sportistja italiane merr pasaportën  shqiptare - Zgjohu Shqiptar

Përveç kësaj, grupi i ri i skive do të jetë në gjendje të përfitojë nga avantazhe të konsiderueshme financiare për të ndërtuar një karrierë në skijimin alpin. Krahas kontributeve të sponsorëve privatë, ajo duhet të përfitojë nga mbështetja e plotë e federatës shqiptare e cila mendohet të investojë pothuajse të gjithë buxhetin e saj për skiatoren më të re të skuadrës kombëtare" shkruan e përditshmja franceze.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Enigma Ronaldo/ A do mbetet tek Mançester?

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë në dyshim prej kohësh, me portugezin që ka kërkuar me këmbëngulje largimin nga Mançester Junajtid. Cristiano-R...

12:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI