Flash

Klasifikimi/Cilat janë klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve këtë shekull

Lapsi.al 9 August 2022
Klasifikimi/Cilat janë klubet që kanë fituar më shumë
Transfermarkt ka bërë një klasifikim të klubeve që kanë përfituar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë shekullit të 21, për periudhën 2000-2022. Rezultatet janë surprizuese. Në grafikën e përpiluar nga ky portal, rezulton se skuadra që ka siguruar më shumë të ardhura gjatë këtyre 22 viteve është Juventusi, që edhe  këtë vit ka siguruar më shumë të ardhura nga merkato pas shitjes së De Ligt te Bayerni për 67 milionë euro. Sipas grafikës së Transfermarkt, në periudhën 2000-2022, Juventusi ka arkëtuar rreth 1.6 miliardë euro i ndjekur nga portugezët e Benficës me 1.4 miliardë euro. Vlen të kujtojmë se Benfica në vitet e fundit ka shitur Joao Felix te Atletico Madrid për 124 milionë euro dhe Darëin Nunez të Liverpool për 100 milionë euro. Podiumin e këtij klasifikimi të veçantë e plotëson Porto me 1 miliardë e 355 milionë euro të ardhura nga shitja e futbollistëve. Gjigantët e futbollit evropiam janë të pozicionuar më poshtë. Kështu kampionët e Evropës të Realit të Madridit, janë në vendin e pestë me 1 miliardë e 345 milionë euro, pas Chelseas në vendin e katërt.

Më pas vijnë Monaco, Inter. Barcelona, Atletico, Roma e Liverpool që plotësojnë dhjetëshen e klubeve që kanë arkëtuar më shumë të ardhura nga shitja e futbollistëve në merkaton e transferimeve.

Të këshilluara

Enigma Ronaldo/ A do mbetet tek Mançester?

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë në dyshim prej kohësh, me portugezin që ka kërkuar me këmbëngulje largimin nga Mançester Junajtid. Cristiano-R...

12:44

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI