Pas një fillimi të zjarrtë, pak ndodhi në terma aksionesh, por arbitrit në 90 minuta iu desh të nxirrte 6 kartonë. Njëri prej tyre shkoi për trajnerin e Vélez Sarsfield, Alexander Medina për një faull të rëndë ndaj Maximo Perrones së Godoy Cruz. Lojtari po mbronte topin nga një mbrojtës i Sarsfield pranë vijës anësore. Pasi u ndoq nga kundërshtari i tij, Perrone vendos të kalojë topin nga brenda në përpjekje për të gjetur një shok skuadre, por u rrëzohet nga vetë trajneri Medina.
Trajneri, në fakt, u afrua drejt Perrones dhe e rrëzoi lojtarin, i cili u shemb përtokë dhe u kthye i tronditur nga ajo që sapo ka ndodhur. Tekniku nuk u përpoq të fshihte veprimet e tij. Pengimi ishte i dukshëm dhe arbitri nuk pati dyshime: karton i kuq. Një përjashtim i drejtë, edhe sipas Medinës: “Po luftonte me Guidarën dhe rrëshqiti në krah e doli nga fusha. Unë instinktivisht i vura këmbën përpara. Por përjashtimi ishte i pastër”.Y el premio Dirty Play es para...Cacique Medina pic.twitter.com/iJsLAgjmst
— Sergio Rek (@SergioRek) July 30, 2022