Flash

I duhet kimioterapi, situata e Haller është tronditëse: "Po lufton me një tumor malinj"

Lapsi.al 30 July 2022
I duhet kimioterapi, situata e Haller është tronditëse: "Po
Lajmet shqetësuese vazhdojnë të bien mbi Borussia Dortmund. Në një shënim zyrtar, klubi i Ruhr njoftoi tifozët se tumori i Sebastien Haller është malinj. Sulmuesi, i cili zbarkoi këtë verë në Gjermani pas transferimit të tij nga Ajax, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditët e fundit. Operacioni rezultoi i suksesshëm, por ekzaminimet histologjike zbuluan natyrën malinje të kancerit. Lojtari do t'i nënshtrohet një sërë trajtimesh, përfshirë kimioterapinë. Në këtë pikë është e vështirë të përcaktohet periudha e ndalimit të lojtarit, e cila sigurisht do të arrijë në disa muaj. Drejtori sportiv Sebastian Kehl ka inkurajuar tifozët dhe familjen në një nga kohët më të errëta: “Sebastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Shanset për rikuperim janë shumë të mira. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm dhe mendimet tona janë me të në këtë moment të vështirë.” Sulmuesi franko-ivorian sapo ishte transferuar nga Ajax për 35 milionë euro, me shpresën se ai mund ta zëvendësonte me zhurmë golash Erling Haaland. Ai spikati me fanellën e Heshtarëve, duke shënuar 11 gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të fundit. Përvec se do të ndjekë nga afër rrugën e rikuperimit të Haller, klubi verdhezi duhet të investojë sërish në merkato për një zëvendësues të denjë. KOMUNIKATA E BORUSSIA DORTMUND Sebastien Haller (28) nuk do të punojë me Borussia Dortmund për disa muaj. Gjetjet histologjike zbuluan tumor malinj testikular. Haller duhet t'i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi. Kërkojmë nga mediat dhe fansat të kuptojnë se nuk do të publikojmë asnjë detaj mjekësor në lidhje me trajtimin e Sebastien Haller, përveç informacionit të përmendur, as sot, as në muajt në vijim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI