Flash

"Pa mua, futbolli vdes". Ibrahimovic bën premtimin në Instagram: "Nuk do të tërhiqem kurrë"

Lapsi.al 29 July 2022
"Pa mua, futbolli vdes". Ibrahimovic bën premtimin në

Deti i Sardenjës, një pishinë luksoze në sfond dhe ngrohtësia e tifozëve të tij: Zlatan Ibrahimovic shijon rrezet e fundit të diellit para fillimit të kampionatit. Për rikthimin e tij në fushë duhet pritur edhe pak, duke qenë se suedezi është ende duke eliminuar pasojat e operacionit në gjurin e majtë. Ndërkohë, megjithatë, Ibra shijon jetën dhe i befason të gjithë me një Instagram live, në të cilin sulmuesi iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij. "Kur do të tërhiqem? Asnjëherë. Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes."

Menjëherë pas kësaj, Zlatan mirëpriti ish-portierin kuqezi Gigio Donnarumma në live-in e tij, duke e quajtur me shaka "Hundëderr". Portieri i Paris Saint-Germain është kthyer nga Japonia, ku skuadra e tij zhvilloi turneun parasezonal. “Janë shumë njerëz që na shikojnë, rri i qetë Gigio, mos u nervozo”, e ngacmoi Ibra në kujtim të kohëve kur luanin bashkë. Në moshën 40-vjeçare, suedezi ka hequr kënaqësinë e e një tjetër rinovimi të kontratës: fotot e tij në rrjetet sociale dëshmojnë se Ibra ka punuar shumë gjatë gjithë verës dhe tani është gati, në pritje që gjuri i tij të rifitojë forcën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI