Flash

"Mund të ketë dy mbretër": Abraham mirëpret Dybalan te Roma, me një paralajmërim

Lapsi.al 29 July 2022
"Mund të ketë dy mbretër": Abraham mirëpret

Brenda pak muajsh, ambiciet e Romës janë ngjitur në qiell: nga triumfi në Tiranë në Conference League e deri tek ardhja e Dybalas, steka është ngritur gjithnjë e më shumë dhe tashmë ka nga ata që përfshijnë verdhekuqtë ndër pretendentët për kampionatin e ardhshëm. Këtu bën pjesë edhe Tammy Abraham, i cila nuk i fsheh ambiciet e ekipit. "Është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Sa për mua, nëse do të thoja që nuk po synoj të fitoj titullin, do të thosha një gënjeshtër... E dua unë, e dëshiron skuadra. Por për ta arritur duhet që të gjithë të japim maksimumin e potencialit tonë. Pastaj do të bëjmë llogaritë: fitova vitin e kaluar, siç shpresoja, e dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai për Corsport.

Megjithatë, objektivi më real është kthimi në turneun e Champions: "Sigurisht. Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar dhe të kthehemi në katër të parët. Duhet të jetë një objektiv". Sigurisht, me një Dybala më shumë, gjithçka duket më e lehtë. “Është një privilegj për ne që të kemi një lojtar të këtij niveli në skuadër. Kjo do të thotë shumë për tifozët dhe do të thotë shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë”, shtoi ai. Rivaliteti me Joyan? "Joooo. Mund të ketë dy mbretër". Objektivi personal? “Të shënoj një gol më shumë se një vit më parë”.

Në lidhje me të ardhmen: "Nuk e kam me nxitim të kthehem në Premier League sepse këtu mund të shpreh mënyrën time të lojës. Në Itali ndihem i lumtur në çdo aspekt. Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Përqendrohem ekskluzivisht në sezonin që do të fillojë, sepse dua të jetë edhe më shpërblyes se i pari që kam përjetuar në Itali”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI