Flash

E ktheu shtëpinë 'përmbys', asnjë krem i dyshimtë nuk u gjet: pozitiviteti i Palominos 'vishet' me mister

Lapsi.al 28 July 2022
E ktheu shtëpinë 'përmbys', asnjë krem i

Është një mister i plotë rreth José Luis Palominos, i cili rezultoi pozitiv për substancën clostebol, një steroid anabolik që rrjedh nga testosteroni, i përdorur kryesisht në kremrat shërues. Mbrojtësi argjentinas i Atalantës nuk mban mend episode që mund të shpjegojnë pozitivitetin e tij në test: së bashku me partneren e tij - siç raportohet nga Corriere edicioni i Bergamos - ai e ktheu shtëpinë përmbys në kërkim të pomadave, madje edhe mes atyre të së bijës tre vjeçare, që mund të përmbanin substancën e ndaluar, ndaj së cilës ai u gjet pozitiv në një kontroll dopingu të befasishëm të kryer në fillim të grumbullimit në Zingonia mes 4 dhe 6 korrikut. Por asgjë nuk u gjet në shtëpi. Me Atalantën ai riktheu në memorje ditët e pushimeve në Argjentinë, por edhe aty nuk pati episode të dyshimta dhe që prej kthimit në Itali nuk ka përdorur kremra apo ilaçe të tjera për gërvishtjet, pickimet e insekteve apo djegiet. Një hipotezë është se mund të ketë pasur një kontaminim të pavullnetshëm. Por duhet vërtetuar.

Kërkesa për kundëranalizë duhet të bëhet deri nesër më 29 korrik. Nëse pozitiviteti konfirmohet nga kundëranalizat ose pranohet një gabim, ai do të shkojë në gjyq në Gjykatën Kombëtare Antidoping pas verës, gjithnjë nëse nuk zgjidhet cështja me një marrëveshje për pranimin e fajit. Ai rrezikon tani deri në dy vjet skualifikim, që mund të bëhen edhe katër, nëse konstatohet qëllimi i përdorimit. Palomino aktualisht është pezulluar si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI