Flash

Juve, goditje në... merkato: klubi blen përfundimisht selinë e qendrën stërvitore

Lapsi.al 28 July 2022
Juve, goditje në... merkato: klubi blen përfundimisht selinë e

Juventusi është gati të bwjë një goditje të dyfishtë në merkaton... imobiliare. Klubi bardhezi në fakt ka komunikuar zyrtarisht synimin e tij për të ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen e pronave që strehojnë selinë e klubit dhe Juventus Training & Media Center në Continassa. Përfundimi i transaksionit pritet në tremujorin e katërt të 2022 dhe do të bëhet me kusht që shuma të mos kalojë 47.6 milionë euro, duke i lejuar bardhezinjtw të kursejnë nw vazhdim qiranë vjetore prej gati 3 milionë eurosh që paguajnë aktualisht.

KOMUNIKATA E KLUBIT

“Juventus Football Club S.p.A. informon se, në bazë të kontratës së opsionit të nënshkruar më 18 nëntor 2015 me Fondin J Village, ditwn e sotme i ka dërguar REAM SGR S.p.A., si shoqëri administruese e Fondit J Village, njoftimin e ushtrimit të së drejtës së opsionit për të blerë pronat, të vendosura në Torino, të cilat strehojnë selinw sociale të shoqwrisw dhe Juventus Training & Media Center, duke informuar në veçanti shoqërinë administruese që të ushtrojë këtë opsion me kushtin qw korrespondimi, qw do të përcaktohet në bazë të raportit gjashtëmujor në 30 qershor 2022 tw Fondit J Village, pwr momentin ende i padisponueshëm, tw mos i kalojw 47.6 milionë Euro.

Përfundimi i të gjithë transaksionit - që pritet deri në tremujorin e katërt të vitit kalendarik 2022 - i nënshtrohet edhe mos ushtrimit të së drejtës së parablerjes nga Ministria e Kulturës (ose organet e tjera publike kompetente) mbi pronën ku strehohet selia e shoqërisë.

Operacioni i blerjeve tw të tilla pronave - për të cilat shoqwria aktualisht paguan totalin vjetor të qirasë prej 2.9 milionë euro plus TVSH - do të kishte një efekt pozitiv në fluksin monetar të shoqwrisë duke filluar nga tremujori i parë i vitit kalendarik 2023.

Operacioni do të financohej plotësisht me burime nga linjat e kredisë bankare, përfshirë një me afat tw mesëm-gjatw, të dedikuar dhe të dhënë në të njëjtën kohë me operacionin, qw do të mbulonte afërsisht 75% të disbursimeve të pritshme”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI