Flash

Christensen, Raphinha tani edhe Kounde: Barcelona 'i griu' në merkato, Chelsea përgatit hakmarrjen

Lapsi.al 27 July 2022
Christensen, Raphinha tani edhe Kounde: Barcelona 'i griu' në

Dukej se ishte një tjetër merkato kursimtare për Barcelonën, që ende po lufton me një krizë të paprecedentë financiare, por në mënyrë të pabesueshme, katalanasit mund të kurorëzohen mbretërit e seancës verore. Pas Kessie, Christensen, Raphinhas dhe Leëandoëskit, blaugranat janë gati të nënshkruajnë edhe me mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde, duke ia rrëmbyer kështu Chelsea me një ofertë prej më shumë se 50 milionë euro. Një 'grabitje' që realisht nuk është kapërcyer nga drejtuesit e Blues, të cilët menjëherë iu hodhën punës për t'u hakmarrë.

Pak më shumë se një javë më parë francezi 23-vjeçar dukej se ishte i destinuar për kalimin te Chelsea, që pas një negociate të gjatë kishte rrëmbyer aprovimin e Sevillas. Gjithsesi, përfshirja e Barcelonës ndryshoi kartat në tavolinë, me mbrojtësin që preferoi të qëndrojë në Spanjë duke i dhënë përparësi blaugranave. Duke barazuar ofertën e Blues, katalanasit janë tani afër zyrtarizimit të një goditjeje tjetër të një vere piroteknike, që ende nuk ka përfunduar. Në fakt, Barça ka ende dy goditje në tentativë, Marcos Alonso dhe Azpilicueta, të dy lojtarë të Chelsea, që të nervozuar nga 'pengesa' për Kounde, kanë vënë në lëvizje hakmarrjen e tyre.

Marcos Alonso dhe Azpilicueta prej kohësh janë në listën e dëshirave të spanjollëve, të cilët tashmë kanë arritur një marrëveshje me të dy lojtarët. Chelsea fillimisht dukej se nuk kishte vënë veton ndaj largimit të të dyve, por ngjarjet e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm situatën. Në përgjigje të rrëmbimit të Kounde, drejtuesit londinezë kanë bllokuar në mënyrë efektive largimin e dy mbrojtësve në një lloj hakmarrje merkatoje. Pa harruar se tashmë katalanasit i kanë marrë anglezëve Christensen me parametër zero dhe hynë në negociatat mes Chelsea dhe Leeds për Raphinhan.

Praktikisht duket se çdo objektiv i Chelsea në mënyrë të pashmangshme bëhet edhe i Barcelonës. Por këtë herë në Londër padyshim janë bezdisur shumë nga kjo gjë...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI