Flash

Palomino i kapur në befasi nga anti-dopingu: mbrojtësi po kontrollon ilaçet, por rrezikon deri në 2 vjet përjashtim

Lapsi.al 27 July 2022
Palomino i kapur në befasi nga anti-dopingu: mbrojtësi po kontrollon

Atalanta e paqartë mbi fatin e José Luis Palominos. Mbrojtësi argjentinas, i cili rezultoi pozitiv për clostebol në një kontroll antidoping të kryer në fillim të korrikut, tani rrezikon deri në dy vjet skualifikim, që mund të bëhen edhe katër nëse konstatohet qëllimi i përdorimit. Lojtari, i cili aktualisht është pezulluar si masë paraprake, ka tre ditë kohë për të kërkuar kundër-analiza, pas së cilës, nëse konfirmohet prania e substancës së ndaluar, do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Antidoping pas verës, gjithnjë nëse nuk zgjedh një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Clostebol është një steroid anabolik me prejardhje nga testosteroni i përdorur kryesisht në kremrat rikuperues. Kjo është e njëjta substancë që çoi, në vitin 2017, në skualifikimin një-vjeçar të Fabio Lucionit, kapiten në atë kohë i Beneventos.

Palomino u pezullua për shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2, ato që kanë të bëjnë me "prezencën e një substance të ndaluar" dhe "përdorimin ose tentativën e përdorimit të një substance të ndaluar". Rreziku i skualifikimit është shumë konkret: duke përjashtuar dashjen dhe duke marrë si të mirëqenë fjalën e lojtarit, siç po bën për momentin Atalanta, rregullorja antidoping përcakton në çdo rast se “nëse konstatohet shkelja [.. .] nuk është e nevojshme të demonstrohet qëllimi, faji, neglizhenca ose përdorimi i vetëdijshëm nga atleti”.

Masa e skualifikimit do të varet edhe nga përgjegjësia e mundshme e palëve të treta: në rastin e Lucionit u konstatua ajo e mjekut të ekipit të Beneventos, Ëalter Giorgione, i cili pranoi se i kishte aplikuar lojtarit një spraj rikuperues, që në përbërje të tij përmbante clostebol. Giorgione më pas u skualifikua për 4 vjet.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi i zikaltërve nuk është në dijeni të asaj që po ndodh dhe tashmë ka filluar të kontrollojë ilaçet e marra në periudhën e fundit, madje edhe nga familja e tij. Ai së shpejti do të bëjë një bilanc me avokatët e tij dhe me shoqërinë bergamaske, do të kryejë kundër-analizat dhe më pas do të vlerësojë se si të veprojë. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, Dea do të duhet të bëjë pa të në fillim të sezonit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI